Agjencia Zhurnal.mk.

Formohet Shtabi i Qytetit për Mbrojtje dhe Shpëtim

Shkup, 10 mars – Në mbledhjen e sotme Këshilli i Qytetit të Shkupit solli vendim për formimin e Shtabit të Qytetit për Mbrojtje dhe Shpëtim, komandant i të cilit sipas ligjit është kryetari i Qytetit të Shkupit.

Shtabi i Qytetit për Mbrojtje dhe Shpëtim i koordinon aktivitetet në sferën e mbrojtjes dhe shpëtimit të rajonit të tij, ndërsa komunat nga Qyteti i Shkupit janë të obliguara që të bashkëpunojnë dhe veprojnë sipas urdhrave të Qytetit të Shkupit.

“Në kuadër të kompetencës së tij Shtabi i Qytetit për Mbrojtje dhe Shpëtim formohet për koordinim të aktiviteteve për mbrojtje dhe shpëtim në rajonin e qytetit të Shkupit, në lidhje me fatkeqësitë natyrore dhe aksidente të tjera. Shtabi i Qytetit për Mbrojtje dhe Shpëtim do të koordinojë aktivitete dhe do të jetë i përgatitur që institucionalisht të veprojë në kushte të fatkeqësive natyrore dhe aksidente të tjera”, informojnë nga Qyteti i Shkupit.

Në kuadër të Shtabit të Qytetit për Mbrojtje dhe Shpëtim janë zgjedhur edhe kryes të punëve administrative dhe operative, me qëllim të përgatitjes së qytetit që të reagojë me kohë në interes të qytetarëve

Related posts

Kasami me rininë e VLEN-it në hapësirat turistike të Malit Sharr: Turizmi malor, prioritet i qeverisë së ardhshme

Redaksia

Fronti Europian: Vettingu, kusht për Qeverinë e re

Redaksia

Naser Pajaziti: z.Thaci, familja Taravari dem baba dem Shqiptar!

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky