Naser Pajaziti: z.Thaci, familja Taravari dem baba dem Shqiptar!

nga Redaksia

Shkruan, Naser Pajziti

Menduh Thaçi mbrëmë në Opinion tek Blendi Fevziu paska thënë se Arben Taravari është turk, apo siç e përshkroi shqiptar i natyralizuar.

Prej nga ky njeri nuk ndalet së ofenduari, etiketuari e linçimi publik. Ky njeri nuk u mbush mend ende, edhe pas 30 viteve në politikë. Por, fatkeqësia ishte se si drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu nuk reagoi edhe për një çast kundër këtyre linçimeve.

Nga ajo që shkruan historia Familja Taravari është një nga familjet më të shquara intelektuale dhe asimdashëse në Gostivar, që përmes Lëvizjes kombëtare për shpëtim bashkë me atdhetarë të tjerë penguan shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi dhe mbylljen e paraleleve shqipe në Gostivar!

Në krye të kësaj lëvizjeje në Zagreb ishte Naxhi Purde, ndërsa në Shkup ka qenë Abdurrahim Taravari, student i Shkupit. Për këtë veprimtari patriotike udhëheqësit e kësaj lëvizjeje u arrestuan dhe u dënuan nga sistemi ish-komunist nëpër burgjet e ish-Jugosllavisë .

Abdurahim Taravari u dënua me 10 vjet burg, Naxhi Purde u dënua me 7 vjet burg, Mevahip Purde me 6 vjet burg, Abdylazis Taravari me 3 vjet burg, Adnan Agai me 7 vjet burg, Sherafedin Agai me 5 vjet burg, Murtezan Bajraktari me 6 vjet burg, etj.

Edhe nobelisti shqiptar Ferid Murati, me origjinë nga Gostivari fliste dhe artikulonte shqipen e pastër si të Taravarit dhe zonës nga ku ka trungun e pastër familjar shqiptar!

https://www.facebook.com/pajaziti.n/posts/pfbid0WB874po2uunRLbuLsGYeuMXUztZgvY9FbjxNBr9s9KPPJXz158VyTp8yERk8DVPJl

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

Regjistrohu

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

@2021 – All Right Reserved. Designed and Developed by Anet.com.mk