Agjencia Zhurnal.mk.

Qeveria dërgon në Kuvend ndryshimet e ligjeve për akciza dhe TVSH, deputetët t’i mbështesin

Shkup, 10 mars – Qeveria sot i dërgoi në Kuvend ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për tatimin e vlerës së shtuar dhe Ligjit për akciza.

Në shkresën e Qeverisë theksohet se këto ndryshime dhe plotësime duhet të miratohen në një procedurë urgjente kuvendore që të sigurohet ulja e çmimeve më të larta të shitjes me pakicë të benzinave dhe derivateve të tjera të naftës.

Siç bëri të ditur pres shërbimi qeveritar, këto ligje kanë të bëjnë në disa masa siç është masa për uljen e normës preferenciale të TVSH-së për prodhimet bazë për njerëz prej 5 në 0 për qind. Prodhimet bazë për të cilat ka të bëjë kjo masë janë buka, mielli – lloji 400, vaj luledielli për ushqim, qumështi i qëndrueshëm, mishi i freskët, orizi dhe vetë.

Masat për uljen e normës së TVSH-së prej 18 në 10 për qind gjatë shitjes së energjensave dhe për lirim nga pagimi i TVSH-së gjatë importit të energjensave gjithashtu janë përfshirë. Me këto ligje do të zbutet goditja e çmimeve të shkaktuara nga çmimet e larta në bursë të karburanteve.

Nga seanca e Qeverisë, në të cilën janë përcaktuar këto ndryshime, u është dërguar apel deputetëve t’i miratojnë, që të sigurohet implementim i shpejt i masave të miratuara për mbrojtjen e standardit të jetesës dhe likuiditetit të kompanive.

Related posts

Këshilli i SASHK-ut në seancë të jashtëzakonshme vendosi të hënën të protestojë para Ministrisë së Kulturës

D V

A po e matë Serbia pulsin e ndërkombëtarëve nëse do të tolerojnë një sulm të ri në Kosovë, si ai në Banjskë?

I Z

Kovaçevski për MIA-n: Kemi plan të qartë për shtetin, i cili do të vazhdojë procesin e integrimit evropian

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy