Agjencia Zhurnal.mk.

Drita reagon pas shtyrjes së ndeshjes ndaj Llapit: Kjo tregoj joseriozitet ndaj garave

Ndeshja e xhiros së 14-të në Albi Mall Superligën e Kosovës ndërmjet Llapit dhe Dritës zhvillohet të dielën në stadiumin “Zahir Pajaziti”.

Ndeshja fillimisht ishte paraparë të zhvillohet të shtunën, por në momentet e fundit Komisioni i garave I FFK-së ka vendosur për shtyrje të ndeshjes, shkruan Gazeta Olle.

Drita thotë se nuk ka pasur asnjë arsye për ta shtyer këtë ndeshje, dhe sipas tyre tregon mos seriozitet ndaj garave.

Reagimi i plotë nga FC Drita: 

Shtyhet ndeshja për të dielën pa asnjë arsyje

FC DRITA shpreh shqetësimin sepse ndeshja e xhiros së 14-të e paraparë të zhvillohet të shtunën është shtyrë pa ndonjë arsyje për të dielën, 30 tetor.

Kur kishin mbetur më pak se 48 orë para ndeshjes KF Llapi – FC DRITA, vjen një njoftim në E-mail se ndeshja është shtyrë nga Komisioni i Garave të FFK-së pa dhënë ndonjë sqarim, ku dihet se ndryshimet e orareve bëhen vetëm në raste të veçanta gjë për të cilën komisioni nuk ka pasur arsyje në këtë rast .

Në anën tjetër, klubi ynë ka bërë të gjitha përgatitjet për zhvillimin e ndeshjes së paraparë për të shtunën dhe zhvendosje e ndryshime pa arsye tregojnë jo seriozitet ndaj garave.

Veprime të tilla nuk i bëjnë aspak nder futbollit kosovar, duke treguar mos rrespekt ndaj klubeve dhe vet Superligës së Kosovës.

/Gazeta Olle/ 

Related posts

Maqedonia e Veriut renditet si vend ku të drejtat e punës shkelen sistematikisht

D V

Grand Casino Admiral hapi dyert për adhuruesit e lojërave të fatit me një festim spektakolar

V.E.

Grupi BALFIN publikon Raportin e CSR 2023: Fonadacion Mane mbështetje për 37 mijë persona përmes 50 projekteve sociale

V.E.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky