Agjencia Zhurnal.mk.

Deklarohet pronari i ri i Lirisë së Prizrenit, Raman Kiçe

Klubi futbollistik Liria e Prizrenit është bërë me pronar të ri. Kjo është njoftuar sot në një konferencë për shtyp të organizuar nga klubi prizrenas.

Raman Kiçe-KA-Sportmanagment është shpallur fitues për marrjen në pronësi e menaxhim të KF Liria. Në garë ishin dy kandidatë, Agim Buduri dhe Rahman Kices.

Buduri në fund mori 392 pikë, kurse Raman Kiçe 566. Pasi u bë pronari i ri i klubit prizrenas, ka ardhur edhe deklarata e Rahman Kiçes.

“Ka përfunduar tani tenderi i privatizimit te Klubit FC LIRIA, klubi më i vjetër i futbollit në Kosovë. Nga sot u bëra President i Klubit FC LIRIA dhe pronar i FC LIRIA Sh.P.K. Shpresojmë se do ta sjellim klubin tonë në pikët e suksesshme që meriton sa më shpejt”, shkroi Kiçe në profilin e tij në Facebook.

Related posts

Snopçe: BDI ua humbi shpresat rinisë, prandaj ndodhën ky largim masiv nga vendi

Redaksia

“BDI më përjashtoi”- Dy kandidatet e koalicionit VLEN: Duhet rol më i fortë i gruas

Redaksia

Ahmeti: Shtatorja Tahir Sinanit dëshmon lavdinë e historisë shqiptare

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky