Ahmeti: Shtatorja Tahir Sinanit dëshmon lavdinë e historisë shqiptare

nga Redaksia

Bajram Curr të Tropojës, 5 maj – Është përuruar sot shtatorja e heroit, Tahir Sinani në Bajram Curr. Në mesin e të ftuarve është dhe Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti i cili në fjalimin e tij tha se është krenari sot kur amaneti i hëronjëve si Tahir Sinani po jetësohet çdo ditë.

Ahmeti tha se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut sot kanë kryeministër shqiptar, gjuhë, flamur, univeristete e gjithçka që dikur nuk kishin, ndërsa sot i gëzojnë të lirë brezat e rinjë.

“Sot vendoset ne bronz gjenerali Tahir Sinani. Gjenerali është vendosur një ditë krashas Mic Sokolit e Bajram Currit e Sali Manit. Më duket se dëgjoi raportin e tyre duke I thënë njëri tjetrit se në Shkup kemi Nexhat Agollit, Skenderbeun e Isa Boletinin. Gjuha shqipe sot është zyrtare dhe Maqedonia ka kryeministër shqiptar, se flamuri kombëtar valon në Maqedoni, se kemi tri universitete në tokën Dardane në Shkup e në Tetovë. Nga gjaku i derdhur i Tahir Sinanin vinë sot sokola me porosi nga Mehmet Gega i Tetovës, nga Struga e Komandant Strugës, nga Karadaku i Fadil Limanit. Vijnë këtu me porosi të Xhemë Hasës nga Gostivari e Mefailavë nga Zajazi, me porosi se ne shtatoren e bronztë e sollën. E dashur familja e Tahir Sinanit, lavdi gjithë të rënëve për liri. Rrofshi e qofshi tropojan”, tha Ahmeti.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

Regjistrohu

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

@2009-2024 – All Right Reserved. Designed and Developed by Anet.com.mk

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More