Agjencia Zhurnal.mk.

Seancë gjyqësore për kërkesën e dëmshpërblimit të Orce Kamçev nga Bojan Jovanovski dhe Katica Janeva për rastrin “Reket”

Shkup, 15 prill – Në Gjykatën Themelore Civile – Shkup sot u mbajt seancë për padinë për kërkesën për dëmshpërblim ndaj biznesmenit Orce Kamçev nga të pandehurit Bojan Jovanovski dhe Katica Janeva për në rastin “Reket”.

Në seancën e sotme, paditësi Kamçev e ka tërhequr padinë kundër Zoran Milevsi-Kiçeec, i cili, krahas Jovanovskit dhe Janevës ishte një nga të pandehurit, nga të cilët Kamçev paraprakisht kërkonte që t’i paguhet dëmshpërblimi.

Në seancën e sotme, deklaratën e parë e dha i pandehuri Orce Kamçev, i cili kronologjikisht i elaboroi ngjarjet përmes të cilave ai mendon se i është shkaktuar dëm.

“Fondet që më janë detyruar dhe të cilat i kërkoj si dëmshpërblim konform edhe ekspertizës që është dorëzuar, janë mjete të mia, që janë dorëzuar përmes personave të tjerë, të theksuar në procedurën, e për të cilat edhe në  ekspertizë është konfirmuar se janë bartur nga llogaria ime transaksione dhe për të cilat fonde i është paguar tatim Republikës së Maqedonisë së Veriut”, tha Kamçev.

I padituri Bojan Jovanovski në deklaratën e tij theksoi se e hedh poshtë plotësisht kërkesën e dëmshpërblimit. /Zhurnal.mk

Related posts

A do të vendosin shqiptarët për presidentin?

Xh M

Sigurohet buxheti për ndërtimin e Teatrit turk-Shkup, është përfunduar me kulmin dhe fasadën e objektit

Xh M

Kovaçevski: Zgjedhjet më 8 maj do të jenë të vështira, LSDM nuk do të heqë dorë nga e ardhmja evropiane e vendit

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky