Agjencia Zhurnal.mk.

Zaev: E kemi detyrim të jemi të bashkuar në kultivimin e shoqërisë tonë të drejtë

Shkup, 11 tetor – Shënimi i datave të mëdha, nderimi i të gjithë paraardhësve tanë që janë pjesë e shtetformimit dhe lirisë është vetëm një pjesë e obligimit tonë ndaj së kaluarës dinjitoze. Sot i kujtojmë dhe u përulemi të gjithë atyre që asnjëherë nuk e pyetën veten për çmimin e lirisë, drejtësisë dhe barazisë sociale. Urime dhe për shumë mot 11 Tetori – Dita e Kryengritjes Popullore, theksoi kryeministri Zoran Zaev në urimin me rastin e festës shtetërore.

Ai theksoi se luftëtarët e luftës çlirimtare popullore dhe të gjithë brezat mëparshëm, që e dhënë jetën e tyre për liri na e kanë dhënë shtetin si shtëpi e të gjithëve, si shtëpi e lirisë

“Për shkak të luftëtarëve trima të Luftës popullore çlirimtare, tani ne qëndrojmë këtu krenarë, me kokën lart, duke ruajtur trashëgiminë e burrështetasve tanë. Një trashëgimi për shkak të së cilës sot, të gjithë ne – maqedonasit, shqiptarët, turqit, vllahët, serbët, romët, boshnjakët dhe të gjithë të tjerët, kemi një detyrë patriotike që të jemi gjithmonë të bashkuar në ushqimin e shoqërisë sonë të drejtë. Një shoqëri me mundësi të barabarta, një shoqëri e drejtësisë, përgjegjësisë dhe barazisë – Një shoqëri për të gjithë!”, theksoi Zaev.
Ai shtoi se shënimi i datave të mëdha, nderimi i të gjithë brezave të mëparshëm që kanë pjesë në shtetësinë dhe në lirë është vetëm një pjesë e obligimit tonë ndaj të kaluarës tonë dinjitoze.
“Të rrojë Republika e Maqedonisë së Veriut! Të rrojë liria”, theksoi ai në urim.

Related posts

Zeqirija Ibrahimi: Artan Grubi ka nisur t’i vjedhë dyert e banesave

Redaksia

Bilall Kasami viziton fshatrat e komunës së Tearcës

Xh M

Rafis Haliti demanton lajmin për parcelën e blerë 1.2 milionë euro në Tetovë, por Zhurnali posedon dokumente !

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky