Agjencia Zhurnal.mk.

Drita Islami me mbështetje për Petre Shilegov

Shkup, 11 tetor – Drita Islami, një ndër sportistet me te suksesshme të vendit tonë dha mbeshtetjen e saj për kryetarin e tanishem Petre Shilegov në zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen me 17 Tetorë në Maqedoninë e Veriut.

 

Në një videoklip i cili u postua dje në faqen e kryetarit të tanishëm të Shkupit, Drita jep një mesazh për Shkupjanët. Në mesazhin e saj ajo thotë se kur mendon për Shkupin, mendon per nje qytet ku të gjithë qytetarët janë të barabarë dhe ku nuk ka dallime në mes njerëzve. Mendon për një qytet i cili zhvillohet në menyrë të barabartë dhe ku Saraji i saj gëzon kushte të njejta për jetesë me pjesën tjetër të qytetit.

Mesazhin e saj e mbaron me mbeshtetje te fuqishme për kryetarin e tanishëm të Qytetit të Shkupit, duke thënë se kur mendon për Shkupin, mendon për më të mirën në qytetin e saj, duke potencuar se më e mira për Shkupin është Petre Shilegov.

Videon e plotë nga spoti promocional i Petre Shilegov me Drita Islamin mund ta ndiqni në linkin më poshtë.

КОГА МИСЛИМЕ НА СКОПЈЕ, МИСЛИМЕ НА ГРАД КОЈ Е ЕДНАКОВ ЗА СИТЕ

Кога мислиме на Скопје, мислиме на град кој е еднаков за сите, град кој нема предрасуди, град каде што не е важно од кој пол сте или на кој јазик зборувате и каде не е важно на која религија припаѓате. Во последните четири години, Скопје беше град кој постојано се развиваше исто од двете страни. На Скопје му требаат храбри луѓе за да ги направат промените што му се потребни и сигурен сум дека заедно со Дрита, ќе работиме да го направиме Скопје симбол на соживот и град без предрасуди.Kur mendojmë për Shkupin, mendojmë për një qytet i cili është i barabartë për të gjithë, qytet i cili nuk ka paragjykime, qytet ku nuk ka rëndësi as çfarë gjinie ke e as çfarë gjuhe flet dhe ku nuk ka rëndësi cilës fe i përket. Shkupi këto katër vite ka qenë qytet i cili vazhdimisht është zhvilluar njejtë në të dy anët e tij. Shkupit i duhen njerëz të guximshëm për të bërë ndryshimet që i nevojiten dhe jam i sigurtë që bashkë me Dritën, do të punojmë që Shkupin ta bëjmë simbol të bashkëjetesës dhe qytet pa paragjykime.

Posted by Петре Шилегов on Sunday, October 10, 2021

Related posts

Pendarovski ua uroi ditën e parë të shkollës nxënësve të klasave të para

Z H

Këshilli i Sigurimit: Maqedonia ka treguar gatishmëri për të pranuar njerëz nga Afganistani

N E

Filipçe: Do të insistoj në qasje institucionale, analizë të saktë dhe kontroll në lidhje me vizitat në spitalin modular në Tetovë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More