Agjencia Zhurnal.mk.

Takimi Mitreski-Shlivançanin: Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi mbeten miq, ta avancojmë bashkëpunimin e ndërsjellë

Shkup, 13 mars – Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Jovan Mitreski, sot pati takim me ushtruesin e detyrës së ambasadorit të Malit të Zi, Velimir Shlivançanin, me të cilin biseduan për avancimin e bashkëpunimit parlamentar ndërmjet të dy vendeve, si dhe për avancimin e marrëdhënieve të përgjithshme.

Siç njoftoi pres shërbimi i Kuvendit, Mitreski shprehu kënaqësinë për mirëseardhjen e përfaqësuesit të Malit të Zi, vend mik me të cilin kemi marrëdhënie të shkëlqyera, si në planin bilateral, ashtu edhe në atë multilateral. Ai theksoi se të dyja vendet janë anëtare të NATO-s dhe janë në proces të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe këto janë parakushte të shkëlqyera për bashkëpunim të ndërsjellë për përparim të përbashkët.

Ushtruesi i detyrës ambasador Shlivançanin ia uroi kryetarit Mitreski zgjedhjen e tij në funksionin e ri dhe i dëshiroi suksese në punë.

Ai e informoi kryetarin Mitreski se së shpejti do të emërohet edhe ambasadori i ri i Malit të Zi në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe se në Kuvendin e Malit të Zi është duke u zhvilluar procesi i themelimit të Grupit të ri për bashkëpunim me Kuvendin e Maqedonisë.

“Ushtruesi i detyrës ambasador Shlivançanin e përshëndeti përcaktimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për të ndjekur rrugën e integrimeve evropiane dhe e përcolli mesazhin se për Malin e Zi është me rëndësi të madhe që parashihet me ndryshimet kushtetuese edhe populli i saj të renditet në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thuhet në kumtesë.

Të dy bashkëbiseduesit iu referuan nevojës së avancimit të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet të dy vendeve, por edhe nevojës për rritjen e shkëmbimit të ndërsjellë tregtar. 

Related posts

Mexhiti për rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale: Dallimi është shumë i madh, zgjedhjet vetëm formalitet

Redaksia

Kasami me rininë e VLEN-it në hapësirat turistike të Malit Sharr: Turizmi malor, prioritet i qeverisë së ardhshme

Redaksia

Fronti Europian: Vettingu, kusht për Qeverinë e re

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky