Agjencia Zhurnal.mk.

Prishtina mposht Llapin në Podujevë, Ferizaj ndal Dritën

Kanë përfunduar dy sfidat e para të ditës së sotme në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Ferizaj ka arritur të marrë pikën e dytë në kampionat, pasi ka ndalur në barazim Dritën 1-1.

Besnik Krasniqi kaloi gjilanasit në epërsi nga penalltia në minutën e 66-të për 0-1.

Ndërkohë 20 minuta më vonë, penallti fituan edhe vendasit kur Ilir Blakcori luajti me dorë në zonë.

I saktë nga pika e bardhë u tregua Egzon Shabani duke realizuar për 1-1.

Ndërkohë derbin rajonal e ka fituar Prishtina që ka mposhtur Llapin 1-2.

Kryeqytetasit kaluan në epërsi në minutën e 14-të kur Kreshnik Uka realizoi nga pika e bardhë për 0-1.

Endrit Krasniqi ngriti epërsinë e mysafirëve në 0-2 në minutën e 59-të, derisa golin e vetëm për Llapin e shënoi Trimror Selimi në minutën e 75-të. /Gazeta Olle/

Related posts

Kovaçevski: VMRO dhe BDI të ulin tensionet – Mickoski vazhdon “avazin” e vjetër!

Xh M

Pendarovski: Asnjëherë nuk kemi montuar procese politike

Xh M

Mexhiti në Çair dhe Gazi Babë: Fryma e ndryshimit ndjehet në çdo rrugë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky