Agjencia Zhurnal.mk.

LSDM: Mickoski mbahet mend si drejtor i dështuar në EMV, nuk ka njohuri për energjinë elektrike

Shkup, 28 gusht – Pas deklaratës së kreut të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski i menjëhershëm ka qenë reagimi i LSDM-së.

Nga partia në pushtet thonë se Mickoski nuk ka njohuri për energjinë, flet të pavërteta sipas logjikës së tij.

“Si drejtor i ELEM-it, Mickoski është ai që gjatë mandatit të tij në SHA EMV, rrymën e ka blerë me trefishin e çmimit, për 250 e/MWh, në kohën kur rryma shitej me 70 e/MWh. Pa asnjë krizë energjetike. Hristijan Mickoski do të mbahet mend si drejtori më i pasuksesshëm i SHA EMV, e më pas këshilltari i Gruevskit, në kohën e të cilit rryma u rrit për 100 për qind, atëherë kur nuk kishte krizë energjetike”, deklaruan nga LSDM.

Kujtojmë se Maqedonia e Veriut aktualisht ka shpallur gjendjen e krizës energjetike, ndërsa nga muaji shtator fillon dhe kursimi i rrymës nga institucionet e vendit.

Related posts

 Zbulohen kandidatët për deputetë të “Frontit Europian”, mes tyre Arbana Pasholli, Ilire Dauti e Fatmire Isaki

Xh M

Ndërroi jetë kryetari i parë i Komunës së Tetovës

Xh M

VLEN hap shtabet në Zhelinë dhe Saraj

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy