Agjencia Zhurnal.mk.

Presidentja e re e FF të Norvegjisë i premton përkrahje FFK-së për futbollin e vajzave

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e vajzave/grave e zhvillon sot ndeshjen kundër Norvegjisë, në kuadër të Grupit F për kualifikimet e Botërorit 2023 në Sandefjord.

Në prag të kësaj ndeshje, presidentja e Federatës së Futbollit të Norvegjisë, Lise Klaveness ka shtruar një drekë zyrtare për drejtorin teknik të FFK-së, Albert Bunjaki dhe delegacionin e UEFA-s. Gjatë këtij takimi, Bunjaki e falënderoi znj. Klaveness për mikpritjen e ngrohtë, derisa në emër të presidentit Agim Ademi e përgëzoi për zgjedhjen e saj në krye të futbollit norvegjez.

Ai e njoftoi presidenten e FF të Norvegjisë me rrjedhat e futbollit të Kosovës, veçmas me zhvillimin e futbollit të vajzave dhe grave, si dhe me projektin e fundit të bashkëpunimit me Suedinë, ku drejtimi i ekipit kombëtar iu besua stafit të trajnerëve suedezë.

Bunjaki theksoi rëndësinë që Suedia dhe Norvegjia si dy superfuqi të futbollit të grave të japin ndihmën e tyre në përparimin e lojës së futbollit në Kosovë.

Znj. Klaveness u shpreh e lumtur me projektin e FFK-së për masovizimin dhe progresin e futbollit të vajzave dhe grave, teksa shprehu gatishmërinë e saj për mbështetje të këtij projekti.

Në fund, Bunjaki në emër të presidentit Ademi e ftoi znj. Klaveness për vizitë në Kosovë, të cilën ajo e mirëpriti dhe premtoi se në të ardhmen e afërt do ta realizojë.

Related posts

Mickoski: Gordana Siljanovska-Davkova do të jetë presidente, VMRO-DPMNE do t’i ketë 61 deputetë

Redaksia

Antikorrupsioni, 45 lëndë për zgjedhjet

Redaksia

Sot shënohet Dita e Dëshmorëve, 5 Maj

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky