Agjencia Zhurnal.mk.

Në kufirin polako-ukrainas Kryediplomati Osmani do të takohen me Shefin e diplomacisë ukrainase

Korçova, 7 Prill – Treshja kryesuese me OSBE-në, Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani; i Polonisë, Zbignjev Rau dhe ajo e Suedisë, An Linde, më 8 prill 2022 do të udhëtojnë në kufirin polako-ukrainas.

Gjatë qëndrimit do të realizojnë takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmitro Kuleba dhe do të vizitojnë Qendrën e pranimit të refugjatëve në afërsi të vendkalimit kufitar Korçova.

Vizita e të tre ministrave është nëdrejtim të mbështetjes së integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe dokumentet bazë të OSBE-së, si dhe mbrojtjes së të drejtave themelore të shtetasve ukrainas. Si pjesë e treshes kryesuese me OSBE-në, do të shqyrtohen mundësitë për shfrytëzimin e mekanizmave dhe mjeteve të OSBE-së për zbutjen e pasojave nga lufta.

Related posts

Taravari mesazh funksionarit të BDI-së që shpërndante mbrëmë ilaçe

Xh M

Stirk: Zgjedhjet kanë qenë të qeta dhe demokratike

Xh M

Mbi 24 mijë fletë votimi të pavlefshme në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky