Agjencia Zhurnal.mk.

Mickoski: VMRO-DPMNE do të udhëheqë një fushatë pozitive që do të kthejë besimin e qytetarëve në institucionet

Ohër, 18 prill – Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, sot në Ohër në ditën e parë të fushatës parazgjedhore për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, porositi se partia do të udhëheq fushatë pozitive, fushatë të projekteve, të shpresës, dhe siç theksoi “një fushatë që do ta kthejë besimin e qytetetarëve në institucione”.

“Pas gjashtë vjet e gjysmë shkatërrim, krim, poshtërim, grabitje të institucioneve, plaçkitja e Maqedonisë, duam të bëjmë një fushatë që do të kthejë shpresën tek qytetarët. Vlerësojmë që shpresa mungon… Përpos disa nga BDI-ja dhe disa të poshtër nga kryesia e LSDM-së, të gjithë qytetarët e tjerë kanë ndjenjën se janë qytetarë të dorës së dytë. Kjo duhet të ndalet, por pas 8 majit do të ketë përgjegjësi për gjithçka që ka ndodhur në gjashtë vitet e gjysmë… Jemi të motivuar, të etur për të treguar se e lëmë zemrën në tokë për interesat e qytetarëve dhe të Maqedonisë”, tha Mickoski.

Lideri i VMRO-DPMNE-së po ashtu ka theksuar para mediave se gjatë dy javëve të fundit të fushatës për zgjedhjet presidenciale nuk është thënë asnjë fjalë nga LSDM-ja në pushtet, asnjë kritikë ndaj BDI-së, ndërsa në të njëjtën kohë BDI-ja kritikoi punën e LSDM-së.

Lideri i VMRO-DPMNE-së e shfrytëzoi vizitën e sotme të punës në Ohër për të theksuar se në programin parazgjedhor të koalicionit “Maqedonia juaj” që ata udhëheqin, ndër të tjera, ëstë parashikuar rialokimi i mjeteve nga buxheti i shtetit për komunat në vlerë prej 250 milion euro në vit ose miliarda euro për katër vitet e ardhshme.

VMRO-DPMNE dhe Koalicioni “Maqedonia juaj” tradicionalisht nga Ohri sonte në një tubim të madh publik nisin fushatën parazgjedhore për zgjedhjet parlamentare të vitit 2024 të planifikuara për 8 maj.

Related posts

Mexhiti për rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale: Dallimi është shumë i madh, zgjedhjet vetëm formalitet

Redaksia

Kasami me rininë e VLEN-it në hapësirat turistike të Malit Sharr: Turizmi malor, prioritet i qeverisë së ardhshme

Redaksia

Fronti Europian: Vettingu, kusht për Qeverinë e re

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky