Agjencia Zhurnal.mk.

Krasniqi takon eurodeputetin Mandl: PDK do të jetë nxitëse e reformave për zgjedhjet në Kosovë

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka pritur sot në takim eurodeputetin austriak Lukas Mandl, nga i cili ka pranuar raportin për monitorimin e zgjedhjeve të fundit lokale në Kosovë.

Ai ka thënë se gjatë këtij takimi ka siguruar Mandl se PDK do të kontribuojë për të shtyrë përpara implementimin e rekomandimeve të dala nga raporti i monitorimit të zgjedhjeve nga misioni vëzhgues i Bashkimit Evropian

“Mandl si kryevëzhgues, bashkë me ekipin tij, i falënderova për punën e jashtëzakonshme gjatë periudhës zgjedhore në vendin tonë. Më vjen mirë që Kosova vazhdon të jetë shembull i organizimit të zgjedhjeve në rajon dhe më gjerë. PDK do të jetë nxitëse e reformave të nevojshme në legjislacionin për zgjedhjet në Kosovë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Kënaqësi ta pres në takim mikun e mirë të Kosovës dhe timin, eurodeputetin asutriak Lukas Mandl. Përtej kultivimit të…

Posted by Memli Krasniqi on Thursday, February 3, 2022

Related posts

Deliu-Kodra: Ilaz Kodra ishte sinonim i shpirtit liridashës

D V

Kurti: Oda e familjes Kodra u bë bazë e rritjes së UÇK-së

D V

Ministrja Gërvalla takoi ministrin e Punëve të Jashtme të Estonisë, Margus Tsahkna, në fokus fuqizimi i marrëdhënieve bilaterale

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky