Agjencia Zhurnal.mk.

Dështon shkarkimi i Abazoviç në Parlament

Dështon përpjekja për të shkarkuar nga posti zv/Kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç. Kryeministri Zdravko Krivokapiç mblodhi vetëm gjysmën e votave të nevojshme për shkarkimin e numrit 2 të qeverisë. Nga 81 deputetë që ka parlamenti malazez, në votim morën pjesë 77, prej të cilëve vetëm 20 mbështetën kërkesën e Kryeministrit. Njëri nga deputetët votoi përmes video konferencës.

Të premten, parlamenti mblidhet sërish për të votuar mocionin e mosbesimit për qeverinë të kërkuar nga lëvizja URA e Dritan Abazoviç.

Zv/Kryeministri që i përket komunitetit shqiptar në Malin e Zi paraqiti kërkesën për mocion më 19 Janar, pas tensioneve që vijojnë që prej vitit të kaluar mes partnerëve të koalicionit qeverisës. Përçarja erdhi pasi Abazoviç akuzoi grupimin pro-serb “Fronti Demokratik”, se kishte devijuar nga rruga europiane, teksa qeveria ka dështuar në luftën kundër korrupsionit.

Gjasat janë që Abazoviç të zgjidhet në krye të një qeverie minorance të propozuar nga ai vetë. Për këtë ka gjetur mbështetjen e socialdemokratëve të Presidentit Milo Gjukanoviç, të cilët veç mbështetjes me vota, nuk do të jenë pjesë e qeverisë.

Related posts

Forcat ukrainase sulmojnë aeroportin ushtarak rus në Krime

Xh M

Zef Berishaj atdhetari që dhuroi 50 mij dollarë për ndërtimin e Kishës në malin e Kakariqit

Xh M

Rund i ri i dialogut në Bruksel për çështjen e dinarit serb

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy