Rangnick refuzon zyrtarisht Bayern Munichun, zbulon edhe arsyen

nga Redaksia

Trajneri gjerman, Ralf Rangnick ka refuzuar përfundimisht ofertën e klubit të madh, Bayern Munich.

Ish-trajneri i RB Leipzig dhe Manchester United ka qenë i preferuar i drejtuesve të Bayern Munich për të pasuar Thomas Tuchel, i cili do të largohet në fund të sezonit.

Megjithatë, Rangnick është bërë trajneri i tretë që refuzon Bavarezët, pasi Xabi Alonsos dhe Julian Nagelsmann.

58-vjeçari gjerman i cili drejton kombëtaren e Austrisë ka treguar se refuzimi i gjigantit të Bundesligas vjen për arsye personale.

“Unë jam trajner i skuadrës austriake me gjithë zemër”, ka thënë fillimisht Rangnick.

“Ky nuk është një refuzim i Bayernit, por një vendim për ekipin tim dhe qëllimet tona të përbashkëta”, përfundoi trajneri gjerman.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

Regjistrohu

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

@2021 – All Right Reserved. Designed and Developed by Anet.com.mk

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More