Agjencia Zhurnal.mk.

Gjilani fiton pikët e plota në udhëtim te Dukagjini, paqe në mes të Drenicës dhe Ferizajt

Kanë përfunduar dy ndeshjet e sotme të cilat kanë filluar nga ora 15:00, në kuadër të xhiros së pestë të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll. 

Gjilani ka shënuar fitore të rëndësishme prej 1-0 në udhëtim te Dukagjini në Klinë, shkruan Gazeta Olle.

Ndeshja në stadiumin “18 Qershori” u vendos me golin e pjesës së parë, të shënuar nga Theophilus Solomon, pas asistimint nga Islami.

Kuqebardhët me këtë fitore “blindojnë” pozitën e parë në tabelë, ku pas pesë ndeshjeve kanë katër fitore dhe një barazim.

Në anën tjetër, klinasit kanë të fituar vetëm një pikë në pesë ndeshjet e para kampionale, duke pësuar katër humbje.

Sa i përket duelit tjetër që u zhvillua në Skenderaj, Drenica dhe Ferizaj kanë ndarë pikët në një barazim pa gola.

Kuqezinjtë kanë mbledhur pesë pikë në pesë ndeshjet e para.

Në anën tjetër, Ferizaj mbetet ende pa fitore, por ka grumbullar tri pas tri barazimeve, ndërsa ka dhe dy humbje. /Gazeta Olle/ 

Related posts

Ministri i parë shqiptar i punëve të brendshme, a është rast historik që meriton votën e çdo shqiptari?

I Z

Kasami: Tubimin në Tetovë do e mbaj VLEN, kështu vendos ligji dhe jo Artani dhe policia

Redaksia

Ali Ahmetit i jepet titulli “Qytetar nderi” i Tiranës

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky