Lëvizja e armatosur islamike Hamas njoftoi sot në mëngjes se ka ekzekutuar pesë palestinezë, dy prej tyre për “bashkëpunim” me Izraelin.
“Këtë mëngjes u ekzekutuan dy persona për bashkëpunim me forcat okupuese (Izraelin) dhe tre të tjerë për kryerjen e krimeve”, theksohet në kumtesën e Hamasit.
Lëvizja shton se të dënuarit “kanë fituar më parë të drejtën e plotë për t’u mbrojtur para gjykatave lokale”.
Lëvizja Hamas ka qenë në pushtet në Rripin e Gazës për dhjetë vitet e fundit.