Agjencia Zhurnal.mk.

Editorial: Nëse politika fitoi kundër Televizionit A1, mos të lejojmë të fitojë edhe kundër Tv Alsat-it! 

Shkup, 14 korrik – Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë ka reaguar në lidhje me kërkesën për mbylljen e televizionit Alsat-M, duke e vlerësuar si një kërkesë të paargumentuar.

“Nismat anonime dhe të paargumentuara për marrjen e lejes për emitim nga ASHMAA, mund të llogariten si presion  për radiodifuzerët. Të brengosur e ndjekim lajmin e kolegëve, në të cilën thuhet që një anonim nga ASHMAA kërkoi t’i merret koncensioni televizionit Alsat-M”, deklarojnë nga SHGM-ja.

Kjo shoqatë kërkoi nga anëtarët e Këshillit të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale që të veprojnë me kujdes në raste të tilla ku bëhet fjalë për presion nga gazetarëve.

“E përshëndesim vendimin e Këshillit të ASHMMA nga seanca e 11 korrikut që të refuzon këtë kërkesë anonime për marrjen e lejes së Alsat-M”, deklarojnë nga SHGM-ja.

Sado që kjo kërkesë anonime u hodh poshtë, vetë fakti i paraqitjes së saj dhe arritja në rend dite te ASHMMA, na i kthen kujtimet e disa kohërave jo shumëtë largëta, por që mendonim se kishin perënduar. Na kthen kujtimet në vitin 2011, kur regjimi i atëhershëm filloi një fushatë kundër televizionit më të shikuar A1, fushatë e cila kulminoi me mbylljen e këtij televizioni. Edhe asokohe fillimisht u zhvillua një fushatë satanizimi kundër televizionit A1, për të arritur te qëllimi final për mbylljen e tij. Ishin kohë me të vërtetë të vështira, të cilat ishim të bindur se kanë kaluar dhe nuk do të rikthehen, shkruan Zhurnal

Mirëpo, papritmas paraqitet një detaj se ato kohëra sa janë larg, aq janë afër dhe me një të hapur e të mbyllur sytë mund të rikthehen sërish. Detaj që duhet të prekë ndërgjegjen e shoqërisë në përgjithsi, e të branshës gazetareske në veçanti. Është detaj që duhet të na i hapë sytë dhe të vetëdijësojë se ndoshta jemi duke nënçmuar rrezikun që ende i kanoset fjalës së lirë në vendin tonë, shkruan Zhurnal

Është moment i cili nuk na lejon komoditet të shikojmë nga anësh, duke shpresuar se neve do të na kursejë politika. Sepse nëse arrihet qëllimi për heshtjen e Alsat-it, në radhë do të jenë mediumet tjera, që do të gjenden përballë dy mundësive: ose të heshtin dhe të luajnë “vallen” që ua cakton politika, ose të mbyllen. Kështu ndodhi në rastin e televizionit A1, kështu do ët nddhë sërish nëse lejojmë përsëritjen e atij rasti. Lufta e politikës kundër mediave gjithmonë ka qenë e humbur dhe ashtu duhet të jetë edhe tani. Dorën në zemër, politika në vendin tonë arriti të thyejë këtë rregull dhe të shënojë një fitore kundër mediave në rastin e TV A1, por ai rast le të mbetet një precedent që nuk do lejojmë kurrë të përsëritet më.

Tentimet për presion ndaj televizionit Alsat duhet të jenë një alarme edhe për faktorin ndërkombëtar në Maqedoninë e Veriut, që vazhdimisht ka përkrahur lirinë e fjalës dhe lirinë mediatike, por kohën e fundit sikurse ka bë një hap mbrapa, ndoshta nga preokupimi me çështje tjera, siç janë ndryshimet kushteteuese dhe situate në gjyqësor./Zhurnal

Related posts

Mexhiti i reagon Osmanit: Mund ta shtjelloj në detaje MO-në! Në atë kohë bëje karrierë si kirurg, unë bllokoja udhëkryqe dhe protestoja

Redaksia

Tre zjarre në qiell të hapur

Xh M

KSHZ shkarkon anëtarët e vendvotimit 1112/1 në Likovë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky