Nga mbledhja e 19-të e Qeverisë, ja vendimet

nga Redaksia

Shkup, 2 maj – Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin me Propozim-ndryshime dhe plotësime të tarifës së premive për sigurimin e pronarëve të automjeteve nga përgjegjësia për dëmet e shkaktuara ndaj palëve të treta.

Ndryshimet e miratuara nga ana  e Qeverisë, janë me propozim të Komisionit për Sigurim të Përgjegjësisë Automobilistike pranë Ministrisë së Financave dhe me to përcaktohet një perimetër prej 15% deri në 30%, në të cilin shoqëritë e sigurimit mund të përcaktojnë pjesën e premive për kryerjen e veprimtarisë së sigurimit të përgjegjësisë automobilistike. 

Për shumën e shpenzimeve mbi 30%, parashikohet që kompanitë e sigurimit të kërkojnë pëlqimin paraprak nga Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve.

Vendimi i sotëm i Qeverisë nënkupton kthimin e çmimit të sigurimit nga auto-përgjegjësia në nivelin e para 25 prillit 2024.

Gjithashtu, është përcaktuar se Komisioni i Sigurimit të Përgjegjësisë Automobilistike, jo më vonë se data 30 shtator, çdo vit, deri te Qeveria dorëzon propozimin për normën minimale dhe maksimale të premive të sigurimit teknik për vitin e ardhshëm.

Qeveria në mbledhjen e sotme, shqyrtoi dhe miratoi Draft Agjendën e Reformës 2024-2027 në kuadër të Planit të rritjes për vendet e Ballkanit Perëndimor, me status 30.04.2024 dhe pranoi të gjitha korrigjimet teknike të qëllimeve të reformës dhe hapave të ardhshëm, pas së cilës i dërgohet Komisionit Evropian.

Agjenda e Reformës, sipas procedurës së paraparë, duhet të miratohet nga Komisioni Evropian, me të cilën do  të hapet mundësia e nënshkrimit të Marrëveshjes për instrumentin për reforma dhe rritje dhe Marrëveshjen e huas, si dhe paraqitjen e kërkesës për tërheqjen e këstit të parë, përkatësisht për avancën në vlerë prej 7% nga alokimi për vendin, përkatësisht për Republikën e Maqedonisë së Veriut.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

Regjistrohu

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

@2021 – All Right Reserved. Designed and Developed by Anet.com.mk

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More