Agjencia Zhurnal.mk.

Editorial: A do të na nevojitet së shpejti (shqiptarëve dhe maqedonasve) pasaporta e Shqipërisë për të qenë pjesë e BE-së, nëse nuk ndodhin ndryshimet kushtetuese?

Shkup, 25 korrik – Komisioni kuvendor për çështje kushtetuese në Kuvend sot e ka flliuar seancën numër 1 me pikën e vetme në rend dite – Propozimi për qasje drejt ndryshimit të Kushtetutës të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Nga 17 anëtarë të pranishëm të Komisionit “pro” vazhdimit të rendit të ditës kanë votuar 10 deputetë, shtatë kanë qenë “kundër”, ndërsa abstenime nuk kishte.

Është ky hapi i parë në rrugën e mundimshme që na pret deri te sigurimi i 80 votave të deputetëve për ndryshimet kushtetuese, gjithsesi përcjellur edhe me dilemën nëse fare do të sigurohen, shkruan Zhurnal.
Angazhimi i shumicës për të arritur deri te shifra magjike “80” duket i sinqertë, kurse optimizmin e shton edhe angazhimi i palodhshëm i faktorit ndërkombëtar.

Propozues i ndryshimeve kushtetuese është Qeveria, ndërsa propozimin e elaboroi Dimitar Kovaçevski.
Ai theksoi se propozimi është i plotë dhe në drejtim të qëllimit tonë konsensual – anëtarësim në BE, të vendosur që në vitin 1991, e që sot është vullnet i shumicës së qytetarëve dhe shansë për gjeneratat e reja për të ardhme evropiane.
“Ndryshimet kushtetuese nuk e rrezikojnë asnjë çështje identiteti, për këtë qytetarët nuk ka përse të jenë të shqetësuar”, porositi Kovaçevski.

VMRO-DPMNE i konsideron ndryshimet kushtetuese si dorëzim pa luftë

Mirëpo përballë optimizmit të shumicës parlamentare, kemi vendosmërinë e opozitës maqedonase, e cila edhe sot tregoi se ende nuk ka ndryshuar mendje në drejtim pozitiv për ndryshimet kushtetuese, shkruan Zhurnal.
Koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski në emër të 44 deputetëve të partisë opozitare e shprehu qëndrimin kundër ndryshimeve kushtetuese. Siç ishte paralajmëruar, ata votuan edhe kundër rendit të ditës në mbledhjen e Komisionit për Çështje Kushtetuese.

Micevski përsëriti se ata nuk pranojnë ndryshime kushtetuese nën diktim, presion dhe imponim dhe se ata asnjëherë nuk do t’i mbështesin, sepse, sipas VMRO-DPMNE-së është shkelje e drejtpëdrejtë e sovranitetit të një vendi.
“Ndryshimet kushtetuese nën diktim, presion dhe imponim janë të pamundura dhe ne nuk do t’i mbështesim kurrë, sepse është shkelje e drejtpërdrejtë e sovranitetit të një vendi. Sovraniteti vjen nga populli, ndërsa një shumicë dërrmuese e njerëzve mbi 80 për qind i thonë ‘jo’ kësaj lloj dhune nga qeveria. Fatkeqësisht, e vërteta tragjike e dukshme edhe sot para gjithë opinionit maqedonas është se kemi një qeveri të shurdhër dhe të verbër”, tha Micevski.

Në fjalimin e tij, që ndonjëherë përngjante si një garë me Levicën e Apasievit, Micevski madje i vlerësoi ndryshimet kushtetuese si një dorëzim pa luftë, shkruan Zhurnal.
Ai iu drejtua deputetëve të qeverisë duke thënë se është për të ardhur keq “që pranojnë pa luftë që Maqedonia të vihet para faktit të kryer”.
Sipas tij, kjo nuk është logjike dhe tha se atë që duhet ta bëjnë deputetët e pozitës është që tu kërkojnë ilindenasve falje “për tradhtinë që i bëtë luftës së tyre”.
Aspak e papritur nuk ishte paraqitja e deputetit dhe kryetarit të Partisë “E Majta”, si dhe bindja e shprehur prej tij se nuk do të ketë kurrë ndryshime kushtetuese.

“Nuk do të ketë kurrë ndryshime kushtetuese, sepse mendojmë se një debat përmbajtjesor është i pavlerë, sepse ju kryeministër e keni bërë llogarinë pa hanxhiun, ju keni hyrë në këtë proces pa siguruar dy të tretat e shumicës”, ka thënë Apasievi.
Ai akuzoi pushtetin se nuk ka siguruar asnjë garanci shtetërore dhe shtoi se Bullgaria dhe vendet e tjera mund të na vendosin veto në rrugën drejt BE-së.

Mos i ka kthyer dikush antenat në drejtim të kundërt me Brukselin?

Kurse propozimi për ndryshim nuk përmban diçka dramatike, e as diçka që rrezikon dikë në Maqedoninë e Veriut, qoftë në aspekt etnik, qoftë në aspekte tjera.
Në formulimin: “Qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, populli maqedonas, një pjesë e popullit shqiptar, populli turk, populli vllah, populli serb, populli rom, populli boshnjak dhe të tjerët”, pas fjalës populli boshnjak vendoset presje dhe shtohen: populli bullgar, populli kroat, populli malazez, populli slloven, populli hebre dhe populli egjiptian.


Edhe një herë po themi se është shumë e qartë se propozimi nuk rrezikon askend, që do të thotë se kundërshtimet nuk anë bazë tjetër, përveç dëshirës për të penguar integrimin e mëtutjeshëm të vendit drejt BE-së. Kjo doo të thotë se ka skenare në të cilat dikush e sheh Maqedoninë e Veriut në agjenda tjera gjeostrategjike, e pasojat e të cilave dihen, nëse realizohen. Athua dikush i ka kthyer “antenat” në drejtim të kundërt nga Brukseli deh Uashingtoni dhe tani po mundohet që së paku të vonojë sa më tepër integrimin e RMV-së në BE, me shpresë se një ditë do të ;elen “shtigje” të reja, ku ata e shohin arfhmërinë e këtij vendi?


Në atë situatë pa dyshim do të ndodh ndarja e Shqipërisë prej RMV-së. Kjo mund të na sjellë shumë lehtë në situatë neve si qytetarë, shqiptarë e maqedonas, por edhe të bashkësive tjera etnike, të marim pasaportë të Shqipërisë për të qenë pjesë e Evropës, sepse Bullgaria e k ngadalësuar si duket këtë process (dhënien e nënshtetësive) kohën e fundit./Zhurnal

Related posts

Mexhiti i reagon Osmanit: Mund ta shtjelloj në detaje MO-në! Në atë kohë bëje karrierë si kirurg, unë bllokoja udhëkryqe dhe protestoja

Redaksia

Tre zjarre në qiell të hapur

Xh M

KSHZ shkarkon anëtarët e vendvotimit 1112/1 në Likovë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky