Agjencia Zhurnal.mk.

E ardhmja e Baftiut e paqartë, ylli i Ballkanit ka oferta nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia e Veriut

Blend Baftiu është njëri nga futbollistët më të mirë në Kosovë në vitet e fundit.

Mesfushori ofensivë ka qenë ndër lojtarët më meritorë që Ballkani ka arritur titullin e parë në histori të klubit.

Por kontrata e tij me klubin nga Suhareka skadon në fund të edicionit dhe e ardhmja e tij është ende e paqartë.

Kanal 10 ka raportuar se mesfushori ka arritur marrëveshje me Dritën, por deri më tani nuk ka ndonjë konfirmim nga klubi gjilanas ose nga lojtari.

Gjithsesi Gazeta Olle ka mësuar se lojtari para vetës ka pesë oferta shumë të rëndësishme.

Përveç Dritës që është e interesuar, Baftiu ka ofertën në tavolinë edhe nga klubi i tij aktual Ballkani që po bën çmos për ta ndalur në Suharekë yllin e tyre.

Por gara për Baftiun nuk është vetëm nga skuadrat kosovare, pasi ai po kërkohet edhe nga jashtë kufijve të Kosovës.

Vllaznia e Shkodrës mbetet në ‘poole position’ për transferimin e mesfushorit ofensivë pasi i ka ofruar një kontratë të majme atij.

Në Shqipëri interesim për Baftiun ka shfaqur edhe skuadra kryeqytetase Partizani i Tiranës, që synon të përforcohet dhe të garoj për trofe edicionin e ardhshëm.

Gjithashtu Olle mëson se në garë për transferimin e yllit kosovar ndodhet edhe Shkëndija, me skuadrën tetovare që ka kontaktuar tanimë lojtarin.

Gjithsesi Baftiu pritet që javën e ardhshme të vendos për të ardhmen e tij, pas përfundimit të edicionit në Superligën e Kosovës.
/Gazeta Olle/

Related posts

Bojmacaliev: Qytetarët të paraqesin nëse kanë ndonjë kërcënim për prishjen e procesit zgjedhor

Xh M

Dashtevski: Jemi të përgatitur për zgjedhjet, rezultatet e para do të shpallen para mesnate

Xh M

Kush është kompania e sondazheve të porositura që po i ndihmon BDI-së?

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky