Agjencia Zhurnal.mk.

Gir: Duam fillim sa më të shpejtë të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Shkup, 19 maj – Duam fillim të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë sa më shpejtë të jetë e mundur dhe përshëndesim të gjitha përpjekjet për realizimin e këtij qëllimi, deklaroi sot në Shkup, ambasadori dhe shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian në vend, Dejvid Gir, informon Zhurnal.

Euroambasadori Gir, në deklaratë para mediave në korniza të shënimit të ditës së Evropës – 9 maji, tha se nuk dëshiron të hyjë në debat me afate, por tha se duhet të bëhen përpjekje maksimale për realizimin e qëllimit për hapjen e negociatave, sa më e shpejtë të jetë e mundur.

“Absolutisht jemi të vendosur të ecim përpara, e dimë që është në interes strategjik të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, këto vende t’i kyçen Unionit dhe ne presim vazhdimin e procesit dhe tëshohim Maqedoninë e Veriut në BE sa më shpejtë të jetë e mundur”, deklaroi Gir.

I pyetur nëse propozimi i ri i presidentit francez Emanuel Makron është zëvendësim për çfarëdo mos suksessi në procesin e zgjerimit, Gir tha se qëndrimi i Makron dhe kryesuesit të Këshillit Evropian, Sharl Mishel, janë të qarta.

“Negociatat për vendet nga Ballkani Perëndimor ngelen fuqi kryesore. Nuk ka ndryshime për procesin e zgjerimit dhe rruga e vetme ngelet zgjerimi për Ballkanin perëndimor. Ky është prioritet absolut dhe rrugë bazuar në reforma. Për këtë, nuk shoh se kjo do të ndikojë në rrugën drejt anëtarësimit të plotfuqishëm në BE”, deklaroi Girl

Ambasadorja gjermane, Anke Holshtajn tha se vendet nga rajoni, vendin e kanë në BE

“Kancelari gjerman në deklaratë qeveritare mëngjesin e sotëm deklaroi se vendet nga rajoni i Ballkanit Perëndimor i përkasin BE-së. Ky është mesazhi që i nevojitet rajonit. Ai, gjithashtu shton se situata gjeopolitike është më urgjente se kurdo më herët dhe kjo është qëllimi strategjik për Gjermaninë. Gjermania ngelet e përkushtuar”, thotë Hollshtajn./Zhurnal.mk

Related posts

Albulena Haxhiu: Koalicioni VLEN e ka mbështetjen e parezervë të Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes

Redaksia

Petrova: Fatmir Besimi në mënyrë të paligjshme ka nënshkruar pëlqime për 3000 punësime në institucionet shtetërore

Redaksia

Kolla e keqe, 46 raste të reja për një javë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky