Agjencia Zhurnal.mk.

Bërnz: Qëllimi ynë kryesor është ta shohim Maqedoninë e Veriut tërësisht të integruar në BE

Shkup, 14 tetor – Qëllimi ynë kryesor është ta shohim Maqedoninë e Veriut tërësisht të integruar në Bashkimin Evropian dhe gjithë puna jonë është në drejtim të mbështetjes së atij procesi,  deklaroi ambasadorja e SHBA-së Kejt Mari Bërnz, duke folur në panelin “Evropa Juglindore” Përforcimi i paqes dhe bashkëpunimi në një mjedis të brishtë global”, në Samitin për Ballkanin Perëndimor të “Ekonomist”, që mbahet  në formatin hibrid sot në Shkup.

Kur flasim për lidhjen tonë me Maqedoninë e Veriut dhe vendet tjera nga Ballkani Perëndimor, theksoi Bërnz, e rëndësishme është të theksohet se ajo duhet të bazohet  në solidaritet dhe punë të përbashkët për sfidat me të cilat përballemi tani, t’i bëjmë mundësitë për Ballkanin Perëndimor, dhe partneritetet me BE-në dhe SHBA-në.

Duke folur për partneritetin në mbrojtje dhe si ajo mund të vazhdohet  edhe në pjesët tjera nga bashkëpunimi i ndërsjellë, Bërnz tha se ekzistojnë shumë punë të rëndësishme të cilat mund të bëhen.

“Prej më parë, me ndihmën e SHBA-së ishim dëshmitarë të marrëveshjes ndërmjet Estonisë dhe Maqedonisë së Veriut për ndihmë në zhvillimin e kornizës juridike dhe udhërrëfyes për digjitalizim. Estonia ka përvojë të madhe në e-qeveri dhe digjitalizimin e shërbimeve”, deklaroi Bërnz.

Këto partneritete, potencoi ambasadorja amerikane, do t’i ndihmojnë Maqedonisë së Veriut, jo vetëm në plotësimin e qëllimeve të saj për anëtarësim në BE, por edhe për shërbime më të mira për vetë qytetarët. 

Related posts

VLEN: Gjykata Administrative e vërtetoi “trenin bullgar” në Komunën e Likovës (DOKUMENT)

Xh M

Saliu: Derisa do të jetë VLEN-i, kur nuk do të ketë tribunal për ushtarët e UÇK-së

Redaksia

Ibrahimi: Liderët e VLEN-it kanë nisur negociatat me VMRO-në për ndarjen e “kulaçit”! Reagon Lloga dhe Dauti: Në emër të kujt?

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky