Agjencia Zhurnal.mk.

Batatina: Fokusi i Llapit është titulli kampion, atmosferë më të mirë nuk kam pasur prej se jam trajner i skuadrës

Llapi është futur në një seri fantastike të rezultateve në elitën e futbollit kosovar. 

Tashmë llapjanët janë në garë për titull të kampionit, e gjithashtu janë ende në lojë në Kupën e Kosovë, shkruan Gazeta Olle.

Forma të cilën po e kalon skuadra, si duket e ka gëzuar jashtë mase edhe kryetrajnerin e Llapit, Tahir Batatinën, i cili për Gazetën Olle tregoi se nuk ka pasur ndonjëherë atmosferë më të mirë prej se është në krye të Llapit.

“Atmosferë më të mirë nuk kam pasur prej se jam trajner i Llapit, lojtarët mezi presin të vijnë në seanca stërvitore”, tha fillimisht Batatina.

Tutje, kryetrajeri i bardhekaltërve theksoi se objektivi i skuadrës së tij është titulli kampion.

“Fokusi i Llapit është titulli kampion sepse ne objektivin e Kupës e kemi arritur”.

Në fund, Batatina garantoi tifozët besnikë të Llapit se do të japin maksimumin e tyre.

“Legjendave ju garantoj se stafi dhe kryesia së bashku me lojtarët do ta bëjmë maksimumin që ata t’i bëjmë krenar dhe qytetin e Legjendave”, përfundoi Tahir Batatina për ‘Olle’.

Pas 22 xhirove në Superligë, Llapi gjendet në vendin e katërt në tabelë me 39 pikë, gjashtë më pak se lideri Ballkani, me të cilin pikërisht e zhvillon ndeshjen e radhës të dielën në Suharekë.

/Gazeta Olle/

 

Related posts

Në vitin 2023, 24% e azilkërkuesve për herë të parë në BE ishin fëmijë nën 18 vjeç

Xh M

Ali Ahmeti në kuadër të fushatës zgjedhore, takon banorët e Tearcës

Redaksia

 Shteti në shënjestër të sulmeve hibride

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky