Agjencia Zhurnal.mk.

Gjermania heq Maqedoninë e Veriut nga zona me rrezik të lartë

Shkup, 28 shkurt – Ambasada e Gjermanisë në Shkup njofton se nga 27.02.2022, Maqedonia e Veriut nuk është klasifikuar më si zonë me rrezik të lartë.

“Regjistrimi dixhital i hyrjes në Gjermani duhet të bëhet vetëm nëse në 10 ditët e fundit para hyrjes keni qëndruar në një zonë, e cila në momentin e hyrjes ka qenë e klasifikuar si zonë me rrezik të lartë ose zonë me variante virusi”, thonë nga Ambasada e Gjermanisë.

Ata shtojnë se personat nga Maqedonia e Veriut gjatë hyrjes në Gjermani aktualisht nuk duhet në parim t’i nënshtrohen karantinës.

Kujtojmë se me rritjen e rasteve muajin e kaluar, Gjermania vendosi Maqedoninë e Veriut dhe disa shtete të tjera në zona me rrezik të lartë.

Related posts

Varhey: Komisioni i ardhshëm Europian do të jetë për zgjerim

Xh M

Eksodi masiv po vazhdon pasojat po vërehen në mbylljen e shkollave!

I.A

Megjashi alarmon për gjendjen psikologjike të fëmijëve në Maqedoni, për 2 muaj janë paraqitur 10 fëmijë që kanë mendime për vetëvrasje

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy