Agjencia Zhurnal.mk.

ASh: Bujar Osmani ka shndërruar diplomacinë në strehë për politikanë të dështuar dhe të korruptuar

Shkup, 4 prill – Nga Aleanca për Shqiptarët sot para Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup kanë shprehur indinjatën pas raportimeve se Qeveria ka propozuar Teuta Arifin për ambasadore pranë Bashkimit Evropian në Bruksel. Nga kjo parti thonë se ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka shëndërruar diplomacinë në strehë për politikanë të dështuar dhe të korruptuar.

“Kujtojmë se Bujar Osmani rishtazi ka dërguar ish-ministrin e policisë, pro serbin, albanofobin dhe të korruptuarin Lubomir Fërrçkovski si ambasador në OKB, pasi që SHBA e refuzoi atë si ambasador në Washington. Politikani i dështuar Vesel Mehmedi u dërgua si ambasador në Itali pas favoreve që i kreu BDI-së duke vjedhur mandatin e deputetit nga Aleanca për Shqiptarët dhe duke e dorëzuar atë te Ali Ahmeti. Dhe së bashku me Teuta Arifin, qeveria ka vendosur që të dërgojë si ambasador në Francë, ish zyrtarin e UDB-së jugosllave dhe ish shefin e Agjencisë së Inteligjencës Viktor Dimovski, për të cilin një dokument i brendshëm i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup i lëshuar në Wikileaks thoshte se Beogradi e mbanë atë në xhep dhe se i njëjti duhet të monitorohet nga afër nga SHBA”, tha Arben Fetai, udhëheqës i departamentit për çështje evropiane në ASh.

Related posts

Snopçe: BDI ua humbi shpresat rinisë, prandaj ndodhën ky largim masiv nga vendi

Redaksia

“BDI më përjashtoi”- Dy kandidatet e koalicionit VLEN: Duhet rol më i fortë i gruas

Redaksia

Ahmeti: Shtatorja Tahir Sinanit dëshmon lavdinë e historisë shqiptare

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky