Agjencia Zhurnal.mk.

Vizitë pune në vendkalimin kufitar Tabanovcë

Shkup, 1 janar – Zëvendësdrejtori i Drejtorisë doganore, z.Muarem Asani dhe Drejtori i Sektorit për përgjegjësi profesionale, sonte kanë realizuar vizitë pune në vendkalimin kufitar Tabanovc, ku patën rastin të takohen me Drejtuesin e Njësis doganore Kumanovë, shefin dhe doganierët e vendkalimit kufitar Tabanovc.

Zëvendësdrejtori Asani vizitën e shfrytëzoi për t’u informuar me punën e doganierëve gjatë natës së ndërrimit të viteve dhe për t’u shprehur përkrahje doganierëve të cilët në të kaluarën, në kohë të vështira, si dhe në ditë festash, kanë treguar nivel jashtëzakonisht të lartë në përkushtim dhe profesionalizëm.

Ai e shfrytëzoi këtë rast edhe para doganierëve për të theksuar angazhimin e tij për të qenë të përkushtuar në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, ndërsa theksoi se faktori njerëzor është kyç në marrjen dhe zbatimin e masave efektive për luftën kundër korrupsionit.

Related posts

Grindje politike për garazhin në kate në Ohër

Xh M

Kasami: Mbi 5000 mërgimtarë kanë ardhur për të votuar VLEN-in

Redaksia

Mickoski: Gordana Siljanovska-Davkova do të jetë presidente, VMRO-DPMNE do t’i ketë 61 deputetë

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky