Agjencia Zhurnal.mk.

ASh: Regjimi Ahmeti-Zaev-Mijallkov po e fal edhe një kriminel

Shkup, 18 dhjetor – Regjimi hibrid Ahmeti-Zaev-Mijallkov edhe ditët e fundit të sundimit po i shfrytëzon për të falur kriminelë. Ministri i (pa)drejtësisë i emëruar nga kjo Qeveri, Bojan Mariçiq, i ka propozuar Komisionit për falje të presidencës, që t’i falë pjesën e mbetur të dënimit me burg Sead Koçanit, bashkëpunëtorit të ish kryeministrit Nikolla Gruevski.

Ky regjim që erdhi në emër të drejtësisë, me trumbetime për luftë kundër krimit dhe korrupsionit, do të mbahet mend vetëm për falje, arratisje, amnesti dhe lirim të kriminelëve dhe të korruptuarve. Ndër ikonat e këtij regjimi do të mbahen mend edhe Boki 13, Zoki Kiçeec dhe Katica Janeva që ishin aktorët kryesorë të rrënimit të Prokurorisë Speciale, me qëllim që të shpëtojnë kriminelët në përgjithësi dhe ata të BDI-së në veçanti. Disa prej tyre tanimë janë edhe bashkëpunëtorë të ngushtë të këtij regjimi hibrid. Si pasojë e këtij bashkëpunimi me krimin dhe korrupsionin, qytetarët mbeten sot të izoluar, pa perspektivë evropiane dhe në krizë të thellë ekonomike.

Related posts

Nga Shkupi ka fluturime në 59 destinacione në botë me 22 linja ajrore

Xh M

Mickoski dhe Mexhiti: Presim parregullsi në zgjedhjet e 8 majit

Xh M

Taravari: JA VLEN sepse meritokracija do të jetë njëra nga kriteret bazë pas fitores!

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky