Agjencia Zhurnal.mk.

Përfundon votimi, fillon numërimi i votave

Shkup, 17 tetor – Në orën 17:30 u mbyllën të gjitha vendvotimet në të cilat qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot votuan në zgjedhjet lokale.

Edhe pse ishte parashikuar vendvotimet të mbyllen në orën 19:00, procesi zgjedhor vazhdoi gjysmë ore derisa votuan qytetarët të cilët ishin para objekteve për votim.

Udhëheqësitë partiake janë në shtabet e tyre, ku i presin rezultatet e votimit, të cilat priten të publikohen rreth mesnatës.

Në zgjedhjet e  sotme lokale të drejtë vote kishin 1 824 864 qytetarë,  të cilët votuan në 3.480 vendvotime.

Qytetarët votën e tyre kanë mundur ta japin gjithsej për 10 831 kandidatë prej të cilëve 233 për kryetarë të komunave, ndërsa të tjerët për këshilltarë,  në 91 lista të dorëzuara nga grupi i votuesve gjegjësisht të pavarur dhe 31 lista nga partitë politike dhe koalicionet.

Për herë të parë këtë vit votuesit  u identifikuan me pajisje për identifikim biometrik përmes shenjave të gishtërinjve. Këto pajisje i përmbajnë vetëm të dhënat personale të votuesve nga Lista zgjedhore në vendvotim.

Rezultatet e rrethit të parë zgjedhor priten rreth mesnatës. Në rrethin e parë të votimit për kryetar komune  zgjidhet ai kandidat që ka fituar shumicë të votave nga votuesit të cilët kanë votuar,  nëse në zgjedhje kanë dalur një e treta e numrit të tërësishëm  të votuesve të regjistruar në certifikatën e Listës së votimit  për komunën përkatëse. Nëse në rrethin e parë të votimit për zgjedhje të kryetarit të komunës,  gjegjësisht qytetit të Shkupit, nuk dalin një e treta e numrit të përgjithshëm  të votuesve të regjistruar në certifikatën e Listës së votimit për komunën përkatëse, gjegjësisht Qyteti i Shkupit, përsëritet gjithë procesi zgjedhor.

Nëse në rrethin e parë asnjë kandidat për kryetar komune  nuk e ka fituar  shumicën e nevojshme të votave në pajtim me nenin 132 paragrafi 1 i Kodit Zgjedhor, në rrethin e dytë votohet për dy kandidatët të cilët në rrethin e parë  kanë fituar më së shumti vota. Rrethi i dytë i votimit mbahet në afat prej 14 ditëve nga dita e  përfundimit të rrethit të parë të votimit. Në rrethin e dytë të votimit për kryetarë të komunave zgjidhet kandidati i cili ka fituar numër më të madh të votave.

Nëse edhe pas  rrethit të dytë për ç’farëdo lloj arsye  nuk  bëhet zgjedhja e kryetarit të komunës,  komisioni zgjedhor në afat prej 15 ditësh  pas përfundimit të zgjedhjeve e njofton Qeverinë.

Këshilltarët zgjedhen në rrethin e parë të zgjedhjeve  dhe megjithatë përdoret  modeli proporcional, me ç’rast ndarja e mandateve bëhet  sipas metodës D’hondt.

Zgjedhjet lokale i monitoruan 1045 vëzhgues  prej të cilëve 714 vendorë. Misioni i OSBE/ODIHR ka akredituar 217 vëzhgues.

Për shkak të pandemisë me Kovid-19, Zgjedhjet lokale zbatohen me respektimin e masave të përgjithshme për mbrojtje nga Kovid-19. 

Related posts

Kasami: Mbi 5000 mërgimtarë kanë ardhur për të votuar VLEN-in

Redaksia

Mickoski: Gordana Siljanovska-Davkova do të jetë presidente, VMRO-DPMNE do t’i ketë 61 deputetë

Redaksia

Antikorrupsioni, 45 lëndë për zgjedhjet

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky