Agjencia Zhurnal.mk.

Dimitrov: Propozimi i Portugalisë është bazë e mirë

Shkup, 7 korrik – Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov në intervistën e tij për “European Western Balkans” thotë se propozimi i Portugalisë është bazë e mirë, por nevojitet vullnet politik.

“Procesi i pranimit, nëse përdoret si duhet, i mbështetur nga vullneti politik për ndryshim dhe transformim, është mjeti më i mirë për reforma dhe asnjë vend anëtar nuk mund të vendosë veto në atë proces”, tha Dimitrov.

Sipas tij, mënyrë evropiane e jetës për qytetarët mund të bëhet vetëm përmes reformave që, siç thotë, janë e vetmja alternativë për parandalimin ikjen e të rinjve.

“Ose do ta bëjmë këtë rajon evropian në arsim, shëndetësi, mundësi të barabarta, sistem meritor për punësim dhe përparim, më shumë drejtësi, transparencë, liri ose qytetarët tanë do të ikin për të gjetur mënyrë evropiane për të jetuar”, tha Dimitrov.

Related posts

Fetai i drejtohet Ademit: Se ke çel gojë në kurrë për Rexhailin e vrarë në burg, kojshiun tënd

Redaksia

Buzhala: Shtetet aleate, po e mbeshtesin koalicionin VMRO – Vlen!

Redaksia

Mickoski nga Bërvenica: BDI do të shkojë në opozitë

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky