Agjencia Zhurnal.mk.

43 vjet “Tigrat” pa asnjë shqiptar, Bajmacaliev tregon kushtet

Shkup, 13 mars – “Do i adresoni pyetjet deri te ministria për faktin se është kompetencë e ministrisë përkatëse. Nuk është kompetencë e Qeverisë që të them se kur do të punësohet dhe kur nuk do të punësohet. Është çështje me ministrinë, kur të keni mundësi do e parashtroni pyetjen”, tha Xhaferi.

Zëvendësministri shtesë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Mitko Bojmacaliev, thotë se për t’u punësuar në këtë njësit nuk bëhen selektime në bazë të përkatësisë etnike. Sipas tij, për të hyrë në njësitin “Tigrat”, shpallet konkurs i brendshëm dhe ka selektim special.

“Për të hyrë në këtë njësi nuk nevojitet as përkatësi etnike, as fetare e as politike por vetëm të përmbushen kushtet gjatë selektimit. Çdokush që e kalon selektimin, do të pranohet në njësitin “Tigrat”. Për të hyrë në Njësitin “Tigrat”, janë kuadri policor që aktualisht është i punësuar në MPB. Shpallet konkurs intern për hyrje në “Tigrat” dhe aty ka program special që bëhet selektim. Ai që do ta kalojë selektimin, mund të hyjë në “Tigrat””, u shpreh Bojmacaliev.

Ish-ministri i brendshëm Oliver Spasovski, para një viti pati deklaruar se në konkursin e fundit të brendshëm për punësim në këtë njësit, ka pasur vetëm një kandidat shqiptar, por i njëjti nuk ka kaluar sepse nuk ka ditur të notojë.

Related posts

Mexhiti për rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale: Dallimi është shumë i madh, zgjedhjet vetëm formalitet

Redaksia

Kasami me rininë e VLEN-it në hapësirat turistike të Malit Sharr: Turizmi malor, prioritet i qeverisë së ardhshme

Redaksia

Fronti Europian: Vettingu, kusht për Qeverinë e re

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky