Agjencia Zhurnal.mk.

Xhaferi: Të ndërtojmë marrdhënie të mira mes neve brenda dhe jashtë fqinjëve tanë

Shkup, 31 dhjetor – Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, sot dërgoi video urim deri te të gjithë qytetarët në prag të Vitit të Ri 2020.

“Të nderuar qytetarë, viti i ri është pothuaj në prag dhe tani kur e pëcjellim vitin e vjetër, duhet të pranoj se me padurim dhe me dozë të madhe të optimiymit po inkurajohem se viti 2022 nuk do të jetë në ansjë segment si ky. Për fat të keq, nuk mund të themi se ishte i lehtë, as i suksesshëm. Përkundrazi, ishte i vështirë, plotë me sfida, me pengesa, më pikëllues prej të gjithëve, vit në të cilin paralelisht me pasojat shëndetësore, ekonomike dhe për shëndetin mental në nivel global që i shkaktoi pandemia e Kovid-19, vendi i ynë u godit me tragjeditë shumë të mëdha, në të cilat, siç tha, kemi humbur bashkëqytetarë tanë të dashur dhe kjo la dhembje dhe shije të hidhur për të gjithë ne”, theksoi Xhaferi.

Ai shtoi se këtë vit kemi pasur zgjedhje të rregullta lokale, pas çka u paraqit periudhë e jetës së pasigurtë politike në vend, e cila, megjithatë, shkaktoi funksionalitet të pjesshëm të institucuoineve të vendit.

“Edhe Dhoma ligjvënëse funksionoi në kuadër të protokolloeve të imponuara shëndetësore për shkak të të cilave kemi mbetur të mbyllur për vizita të juaja dhe dispozitat e imponuara të rregullores për punë në kohë të aktiviteteve zgjedhore. Jemi fokusuar në transparencë dhe përforcimin e rolit mbikëqyrës së Kuvendit që të jemi më afër jush, që dialogu politik të zhvillohet këtu, në Dhomëln ligjvënëse”, tha kryetari i Kuvendit, Xhaferi.

Është me rëndësi, siç thotë, dialogu politik, kryqëzimi i argumenteve dhe beteja për ndryshimin dhe përmirësimin e dispozitave ligjore për lehtësimin e kornizës së shtëpisë së demokracisë.

Xhaferi në videourimin thotë se të gjithë së bashku na bashkon Republika e Maqedonisë së Veriut dhe se duhet të ndërtojmë marrëdhënie për besim të ndërsjellë, respekt brenda nesh brenda dhe jashtë me fqinjët tanë.

“Të japim kontribut altruist dhe t’i tejkalojmë kornizat që na kufizojnë. Atëherë do të arrijmë. Paçi jetë, shëndet dhe sukses”, porositi kryetari i Kuvendit, Xhaferi.

Related posts

20 vjet zgjerim i BE-së: Si do të vazhdohet më tej?

Xh M

VLEN: Gjykata Administrative e vërtetoi “trenin bullgar” në Komunën e Likovës (DOKUMENT)

Xh M

Saliu: Derisa do të jetë VLEN-i, kur nuk do të ketë tribunal për ushtarët e UÇK-së

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky