Agjencia Zhurnal.mk.

“TËRMET” në BERLIN // Mbështetje e madhe për VLEN nga mërgata / Ndryshimi po vjen , ja VLEN (VIDEO)

Berlin, 20 prill – Dje në Berlin për një tubim me qytetarët u mblodhën liderët e Vlen bashkë me kandidatin për president Arben Taravari të cilët para qytetarëve dhanë shpresë të gjithë shqiptarëve në mërgatë për një jetë më të mirë pasiqë sipas tyre, ndryshimi ia Vlen.

Mexhiti, Kasami, Gashi dhe Taravari premtuan siguri, zhvillim ekonomik si dhe një infrastrukturë më të mirë në mbarë vendin dhe në veçanti në vendbanimet shqiptare.

Ndonëse ishte paraparë që në takim të bashkangjitet edhe kryeministri kosovar Albin Kurti, ai nuk u shfaq por kishte dërguar si përfaqësueses ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e cila iu drejtua mbarë të pranishmëve duke kërkuar mbështetje për Arben Taravarin.

Taravari në Berlin tha se nuk ka pasur proces të rëndësishëm të Maqedonisë së Veriut që është bërë pa diasporën, duke u nisur nga lëvizja e parë politike. Universiteti i Tetovës, ishte projekt i pamundur pa përkrahjen e diasporës, gjithashtu deri tek vendosja e kësaj partie që tani është në pushtet, sikur që tani jeni të përkushtuar nga diaspora për ta ndryshuar këtë parti. Dy herë kam garuar në Gostivar dhe ka ardhur një numër i konsideruar i mërgimtarëve.

Ndërkohë Mexhiti ka shtuar se Lëvizjet e para kryengritëse e politike kanë nisur nga mërgata, si për mposhtjen e Jugosllavisë e për Pavarsinë e Kosovës e po kjo mërgatë do ta dënoj BDI-në që kundërshton Kosovën dhe koketon me Vuçiçin.

Gashi ndërkohë vlerësoi se katër parti shqiptare bashkë me Vetëvendosjen, pesë subjekte, janë bërë bashkë për ta dëshmuar se liderët e partive politike, katër parti, apo pesë parti nuk e shohin interesin e tyre por janë bërë bashkë për të mirën e njerëzve.

Derisa Kasami nënvizoi se për zhvillimet që ndodhin, manovrat më të mëdha që po i bën Serbia në kufi me Kosovën, ia pamundësuan Albinit të Vetëvendosjes që të jetë këtu por nuk ia pamundësuan Albulenës së Vetëvendosjes.

Ndryshe, zgjedhjet presidenciale rrethi i parë pritet të mbahet më 24 prill ditën e mërkurë kurse rrethi i dytë bashkë me zgjedhjet parlamentare më 8 maj gjithashtu e mërkurë.

Related posts

Punonjësit e mediave me paga nën mesatare

Xh M

Pajaziti: BDI po i nënçmon edhe ata që ia bënë “yzmetin”

Redaksia

Ahmeti në Debat Plus në Klan M: Unë në fushatë nuk kam prekur asnjë me fjalë, Mickoski ia nisi i pari dhe unë iu përgjigja!

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky