Agjencia Zhurnal.mk.

Sot meret vendimi sa do të dënohen të akuzuarit në rastin “Lidhja Ndërkombëtare”

Shkup, 7 prill – Gjykata penale-Shkup sot do ta shpallë aktvendimin për lëndën “Lidhja ndërkombëtare” ku i akuzuari i parë është Bojan Jovanovski – Boki 13 dhe edhe katër persona të tjerë, ndër të cilët edhe ish-deputetja Frosina Remenski.

Gjykimin për këtë lëndë e zhvillon gjykatësja SOfçe Gavrilova-Efremova, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është prokurorja Ivana Trajçeva.

Sipas aktakuzës, në periudhën nga 8 korriku i vitit 2017 deri më 13 prill të vitit 2018 i akuzuari i parë, si kryetar i organizatës së akuzuar joqeveritare Lidhja ndërkombëtare, me qëllim që për vete të përfitojë dobi të paligjshme pronësore, i ka shfrytëzuar dokumentet nga OJQ-ja e theksuar dhe ka sjell dhe ka mashtruar dy persona të dëmtuar.

Ai ka gënjyer duke thënë se do të sigurojë tokë shtetërore të pa ndërtuar për ndërtim në Qendrën evropiane për persona të rritur dhe servis mobil, si dhe subvencione nga ana e shtetit dhe të dëmtuarit kështu të mashtruar në dëm të pronës së tyre i kanë paguar përmes Agjencisë autoriale të Maqedonisë së Veriut shuma të cilat tejkalojnë vlerë të konsiderueshme edhe atë 719,905 euro, gjegjësisht 233.821 euro në kundërvlerë të denarit

Related posts

Ibrahimi: Pse nuk e përmendët UÇK-në gjatë qeverisjes me Gruevskin kur u vra Harun Aliu?

Redaksia

Merc: Dera e BE-së është e hapur për anëtaret e reja, përfshirë edhe Ballkanin Perëndimor

Xh M

Koalicioni “VLEN” padi në Administrative kundër vendimit të KSHZ-së

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky