Agjencia Zhurnal.mk.

Shahpaska: Propozim-buxheti civil i MPPS-së për vitin 2022 është 50,6 miliardë denarë

Shkup, 30 nëntor – Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska sot e prezantoi propozim-buxhetin civil të Ministrisë për vitin 2022, i cili arrin në 50,6 miliardë denarë. Shahpaska theksoi se viti 2022 do të jetë një vit i rimëkëmbjes ekonomike, duke përshpejtuar rritjen përmes investimeve kapitale. Ajo pret që numri i rasteve sociale, i cili aktualisht shkon në 35.000, të rritet me 5.500 të tjera për shkak të pandemisë. Por ajo theksoi se sistemi është gati dhe do të sigurojë mjete për të gjitha familjet në rrezik social.

“Në propozim-buxhetin civil të MPPS-së, mjetet e destinuara për investime kapitale janë rritur për gati 100 për qind. Për investime kapitale janë paraparë 195,5 milionë denarë, prej të cilave 177 milionë denarë, ndërsa për pajisje 18,5 milionë denarë. Edukimi parashkollor është veçanërisht i rëndësishëm për rritjen dhe zhvillimin e duhur të fëmijëve të moshës 0 deri në 6 vjeç dhe për këtë MPPS-ja vazhdon me ndërtimin e kopshteve të reja dhe zgjerimin e kapaciteteve të atyre ekzistuese”, tha Shahpaska.

Ajo theksoi se çdo fëmijë është njësoj i rëndësishëm dhe për këtë MPPS-ja vazhdon të ndërtojë kopshte në zonat rurale.

“Vitin e ardhshëm do të përfundojë ndërtimi i 10 kopshteve për fëmijë në komunën e Çairit për 350 fëmijë, Rosoman, Erxheli, Karposh dhe Manastir për 150 fëmijë, Likovë, Haraçinë, Probishtip, Vallandovë. Me ndërtim do të fillojë kopshtit në Gostivar, ku do të akomodohen 100 fëmijë, ndërsa me mbështetjen e fondeve IPA do të ndërtohen dy kopshte për fëmijë në Tearcë dhe Tetovë. Vazhdon ndërtimi i Shtëpisë për personat e moshuar #Nada Mihajlova# në Probishtip me kapacitet për 55 shfrytëzues. Në Komunën e Çashkës dhe fshatin Pallçishtë të Komunës së Bogovinës po ndërtojmë qendra ditore për personat me aftësi të kufizuara fizike dhe intelektuale. Për funksionimin e mirë të kpshteve dhe institucioneve për akomodim të të moshuarve janë paraparë bllok-dotacione në vlerë prej 2 miliardë e 85 milionë denarë”, theksoi ministri.

Në buxhet për përfitime sociale janë paraparë 11,6 miliardë denarë për rreth 300 mijë shfrytëzues.

“Aktualisht 35.500 familje janë përfituese të asistencës minimale të garantuar sociale. Janë paraparë mjete për pagesën e shtesës për fëmijë, të cilën aktualisht e shfrytëzojnë 47 mijë fëmijë, dhe ndihmës arsimore, të cilën e shfrytëzojnë rreth 30 mijë nxënës dhe studentë”, tha Shahpaska.

Ajo informoi se në vitin 2022 do të themelohen pesë shërbime të reja të specializuara për gratë viktima të dhunës, një në Kumanovë, dy në Kërçovë dhe dy në Gostivar.

Në buxhetin e MPPS-së janë paraparë edhe mjete për uljen e shkallës së papunësisë, e cila realizohet përmes masave dhe programeve aktive. Për këtë, MPPS-ja transferon 400 milionë denarë në Agjencinë për punësim.

Ajo ndër të tjera tha se zgjidhja ligjore për vendosjen e pushimit të atësisë është në fazën përfundimtare.

“Kjo zgjidhje ligjore është në fazën përfundimtare me konsultimet e fundit që kemi me partnerët socialë dhe shumë shpejt, shpresoj deri në fund të këtij muaji të hapim debatin publik për kohëzgjatjen dhe kushtet e pushimit të lehonisë. Dua të theksoj se po prezantojmë një risi. Po prezantojmë lejen e atësisë. Pra, babai do të marrë pjesë në kujdesin e fëmijës në vitin e parë të jetës së tij”, informon Shahpaska.

Related posts

Izet Mexhiti për TV Sitel: VLEN do të ketë më së shumti vota shqiptare dhe deputetë shqiptarë më 8 maj

Redaksia

Toshkovski: Palevski do të ekstradohet për një kohë shumë të shkurtër

Xh M

Mexhiti: Do të jemi pjesë e një qeverie të orientuar drejt integrimeve evropiane

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky