Agjencia Zhurnal.mk.

Raporti për Onishçenkon gati, do t’i dorëzohet Kuvendit dhe Prokurorisë

Shkup, 1 dhjetor – Përgjegjësi duhet të ketë dhe duhet të lokalizohet, thekson ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në lidhje me rastin e shtetasit ukrainas Oleksander Onishçenko, i cili edhe pse ishte në listën e zezë të SHBA-së, sërish mori pasaportë të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Pas këtij rasti, theksoi Spasovski në “Samo intervju” në televizionin Kanal 5, duhet të mendohet seriozisht për dhënien e këtij lloji të shtetësisë.

Spasovski informon se raporti i MPB-së është gati dhe do t’i dorëzohet kryetarit të Kuvendit dhe Prokurorisë kompetente. Sipas tij, ka edhe një dështim teknik, i cili nuk është i tanishëm, por prej më herët.

“Po mblidhen më shumë prova dhe do të shohim udhëzimet që do të jepen, në pjesën e Prokurorisë Publike. Dyshoj se është e mundur të shfrytëzohet ai problem teknik praktik në sistem për të lejuar që diçka e tillë të ndodhë. Ne kemi një raport dhe në raport theksojmë disa gjëra që duhet të ndërmerren dhe sigurisht do të shohim që sipas udhëzimeve të Prokurorisë Publike do të vazhdojë në Komisionin Kuvendor ku do të duhet të debatohet” , sqaroi ministri Spasovski.

Ai saktëson se MPB-ja nuk ka kompetencë të japë mendim pozitiv, por në procedurat e tjera në sferën e shtetësisë, këtë e bën Departamenti për Çështje Administrative. Në një rast të tillë, shtoi ai, Qeveria merr vendim bazuar në të gjitha mendimet e kërkuara në këtë pjesë.

Related posts

Sot dita e fundit e fushatës, VLEN tubimin përmbyllës në Tetovë

D V

Taravari takim me Van Hojte: Rruga evropiane e vendit do të jetë në duar të sigurta!

D V

Mbi 200 të sëmurë dhe 203 të burgosur nesër do të votojnë në Shtip

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky