Agjencia Zhurnal.mk.

LSM: Të punësuarit në “Drislla” e bllokuan deponinë

Shkup, 1 dhjetor – Të punësuarit në deponinë “Drislla”, të cilën e menaxhon Qyteti i Shkupit, sot spontanisht e bllokuan deponinë në shenjë  revolte dhe protestë për shkak se kanë marrë informacion  se në periudhën e ardhshme do të ketë largime, si dhe marrëveshjet e tyre nuk do të vazhdohen, informuan nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM).

“Drislla” është bllokuar nga punëtorët, duan të largojnë 30 punëtorë, gjegjësisht të mos ua vazhdojnë marrëveshjet e tyre. Sapo na lajmëruan se e kanë bllokuar portën e “Drisllës”, qëndron në publikimin në Fejsbuk të LSM-së.

Nga LSM-ja shtojnë se bëhet fjalë për 30 punëtorë të përgjithshëm të cilëve pas asnjë shpjegim  nuk u janë vazhduar marrëveshjet për punë,   kështu që në shenjë revolte ata nuk lejojnë askënd të hyjë ose të dalë nga deponia, gjegjësisht të punësuarit e bllokojnë hyrjen dhe portës hyrëse.

“Me të punësuarit ishin edhe përfaqësuesit e tyre sindikalë  të Sindikatës SUTKOZ në LSM,  që është e vetmja  sindikatë përfaqësuese për veprimtari komunale. Lufta e punëtorëve dhe sindikalistëve  nga SUTKOZ dhe LSM, pas ngjarjeve të  pakëndshme në ndërmarrjet publike “Higjiena Komunale”, ku më shumë se njëqind punëtorëve nuk u ishin vazhduar marrëveshjet për punë dhe në Ujësjellës dhe Kanalizim”  ku të punësuarit  janë para grevës, transmetohet në të gjitha ndërarrjet publike të Shkupit, për shkak që punëtorët janë të rrezikuar nga menaxhimi i keq i Qytetit të Shkupit,    kështu që nëse kjo vazhdon, është e mundur një kolaps i plotë në ndërmarrjet  publike me të cilat menaxhon kryetarja e Arsovska”, theksojnë nga LSM-ja.

Në deponinë “Drislla” vonohet pjesa më e madhe e mbeturinave në kryeqytet.

Related posts

A do të vendosin shqiptarët për presidentin?

Xh M

Sigurohet buxheti për ndërtimin e Teatrit turk-Shkup, është përfunduar me kulmin dhe fasadën e objektit

Xh M

Kovaçevski: Zgjedhjet më 8 maj do të jenë të vështira, LSDM nuk do të heqë dorë nga e ardhmja evropiane e vendit

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky