Agjencia Zhurnal.mk.

Pse kur i nevojiten tensione politikës, çdo herë ngacmohet Sllupçani dhe shqiptarët e Kumanovës?!

Shkup, 27 korrik – Kompania energjetike EVN-Maqedoni, të mërkurën ka bërë kërkesë për përforcim dhe shoqërim të policisë me qëllim futjen në Sllupçan të Kumanovës dhe ti vënë orëmatësit jashtë shtëpive. Madje, banorët thonë se, përveç policëve të uniformuar, po priten edhe pjesëtarë të Njësiteve Speciale.
“Duket se kanë vendosur me provoku rëndë nëse na futen me policë dhe njësitë speciale. Nuk duam probleme, këtë duhet ta dije gjithkush, sepse po shihet se vet provokojnë që ne të eskalojmë situatën”, kanë thënë banorët e Sllupçanit.

Sluppçani po, Ljubidragi pse jo?


Banorët e këtij fshati edhe një herë e parashtruan një dilemë legjitime. Duke treguar se nuk janë kundër vendosjes së orëmatësve, ata thanë se do ët lejojnë vendosjen e tyre kur të mbarojë një gjë e tillë në fshatrat e banuar vetëm me maqedonas dhe serbë, si në Umindoll, Ljubidrag, Novo Sellë, Reçicë, Rezhanovc…

Ndaj kësaj dileme nuk ka përgjigje nga kompetentët. A është e vërtetë se në fshatrat e banuar vetëm me maqedonas dhe serbë, si në Umindoll, Ljubidrag, Novo Sellë, Reçicë, Rezhanovc nuk janë vendosur orëmatësit ashtu siç duhet të vendosen në Sllupçan? Nëse nuk është e saktë kjo dilemë e shprehur nga banorët e Sllupçanit, atëherë të dilet e të thuhet me argumente se nuk është e saktë. Nëse ëhstë e saktë, atëherë të tregohet se pse bëhet një selektim i tillë, që në disa fshatra të vendosen orëmatësit, e në disa jo, shkruan Zhurnal.

Poashtu duhet të shqyrtohet edhe qasja e organeve. A kishte nevojë të bëhet pompozitet me aq shumë pjesëtarë të policisë, kur veçmë kishte një marëveshje parimore mesë banorëve dhe EVN-së? Sepse çdo provokim i panevojshëm vetëm zgjeron revoltën. Kështu sot edhe qindra banorë të fshatit Orizare kanë ardhur para EVN-së në Kumanovë dhe kërkojnë rikthimin e furnizimit me energji elektrike.
Sipas tyre, protesta para EVN-së nuk nënkupton solidarizim me protestën në Sllupçan por në të kundërtën kërkojnë që fshati i tyre si parapagues të rregullt të mos penalizohet për shkak Sllupçanit.
Për momentin presin që të ftohen në takim nga zyrtarë të EVN-së. Paraprakisht nga kompania u kanë thënë se pa ndërhyrje në Sllupçan është e pamundur të rikthehet furnizimi edhe në fshatrat tjerë,, shkruan Zhurnal.

Bekteshi: Çdo qytetar duhet të paguajë rrymë aq sa ka harxhuar

Në këtë situatë, qetësuese tingëllon qëndrimi i Ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, i cili u bën thirrje të gjithë qytetarëve në vend që të shlyejnë rregullisht detyrimet ndaj kompanive energjetike.
Bekteshi thotë se çdo qytetar që furnizohet me energji elektrike në vend ka detyrimin të paguajë energjinë elektrike aq sa ka konsumuar.

“Ministria e Ekonomisë, në përputhje me kompetencat që dalin nga Ligji për Energjinë, krijon një mjedis për të reduktuar humbjet në transmetimin e energjisë elektrike si dhe përdorimin e paautorizuar të energjisë elektrike. Prandaj kërkojmë që çdo qytetar të paguajë për atë që ka shpenzuar sepse kështu funksionon ekonomia e tregut”.
“Ftojmë të gjitha institucionet kompetente që të veprojnë në përputhje me kompetencat e tyre dhe të zgjidhin problemin e furnizimit me energji elektrike në Sllupçan dhe fshatrat përreth dhe të mundësojnë punën e ekipeve të EVN Maqedoni”, thotë Bekteshi.

Është shumë qartë dhe thjeshtë. Obligimet duhet të shlyhen, kurse qasja selektive është e panevojshme, shkruan Zhurnal. Provokimet dhe tensionet janë edhe më të panevojshme, sepse shpesh herë në të kaluarën ka ndodhur që kur politika ka pasur nevojë për tensione, atëherë janë ngacmuar Sllupçani, Likova e shqiptarët e Kumanovës. Këto skenare nuk u kanë sjellë asgjë të mirë banorëve të këtyre trevave, andaj është mirë të mos përsëriten më asnjëherë!/Zhurnal

Related posts

Qytetarët lidhin pushimet, shtohen kolonat në pikat kufitare

D V

U shpall “Qytetar Nderi” i Tiranës, Ali Ahmeti: Shqipëria ka ndarë bukë, kripë e zemër me ne

Redaksia

Erion Veliaj: Ali Ahmeti një personalitet politik që nderon edhe Tiranën

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky