Agjencia Zhurnal.mk.

Petrovska në Bruksel në Forumin e sigurisë dhe mbrojtjes Shuman dhe në takime me përfaqësues të lartë të NATO-s dhe BE-së

Shkup, 20 mars – Ministrja e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska nga sot është në vizitë pune disa ditore në Bruksel, në kuadër të së cilës, me ftesë të Përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian për punë të jashtme dhe politika të sigurisë, Zhozep Borell, do të marrë pjesë dhe do të mbajë fjalim në Forumin e parë të Sigurisë dhe Mbrojtjes Shhuman dhe do të ketë disa takime të veçanta me përfaqësues të lartë politikë dhe ushtarakë të NATO-s – Aleancës dhe Bashkimit Evropian.

Siç informojnë nga Ministria e Mbrojtjes, Forumi i parë Shuman mbahet nën moton “Së bashku më të fortë në një botë të paqëndrueshme”, dhe organizohet nën patronazhin e Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Zhozep Borell.

Qëllimi i këtij Forumi është të forcojë bashkëpunimin ndërmjet aktorëve relevantë globalë dhe rajonalë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes dhe të jetë një forum ku do të diskutohen çështjet kryesore të sigurisë dhe mënyrat e forcimit të paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.

Në Forum do të marrin pjesë përfaqësues të lartë nga 27 vendet anëtare të Bashkimit dhe 45 vende partnere, duke përfshirë mbi 20 ministra të mbrojtjes, si dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe rajonale si Kombet e Bashkuara, NATO, OSBE, Bashkimi Afrikan, ASEAN. , Këshilli për Bashkëpunimin e Gjirit dhe Lidhja e Shteteve Arabe. Pjesë e Forumit do të jenë një numër i madh i organizatave joqeveritare, organizatave tink-tank dhe përfaqësuesve të komunitetit akademik.

Related posts

Sot shënohet Dita e Dëshmorëve, 5 Maj

Xh M

Zjarr në Shtëpinë e pleqve në Bansko të Strumicës, nuk ka të lënduar

Xh M

Vetëm 3-4 % e e qytetarëve votojnë mbi bazën e programeve të partive politike

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky