Agjencia Zhurnal.mk.

MPB: Gjithsej 109 sanksione për vozitje të shpejtë në zonën e SPB Shtip, 13 kanë vozitur nën ndikimin e alkoolit

Shkup, 20 mars – Në zonën e SPB Shtip dje është kryer kontroll ndaj shoferëve që drejtojnë automjete me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e përcaktuar. Gjatë kontrollit janë konstatuar 109 shkelje, nga të cilat 56 jashtë vendeve të banuara dhe 53 në vende të banuara.

Prej tyre, sip kumtoi MPB, 28 në zonën e Shtipit, 22 në Dellçevë, 18 në Koçan, 16 në Vinicë, 10 në Probishtip, 10 në Sveti Nikollë dhe pesë në Berovë.

“Natën mes 18 dhe 19 marsit, në periudhën nga ora 22:00 deri në ora 03:00, është kryer kontroll  ndaj shoferëve që drejtojnë mjete nën ndikimin  e alkoolit. Janë sanksionuar 13 shoferë.

Me këtë rast, janë sanksionuar edhe 22 lloje të tjera kundërvajtjesh, nga të cilat 11 për drejtim të automjetit pa patentë shoferi, dy për automjet të paregjistruar, katër për shoferë fillestarë dhe pesë për mospërdorim të rripit të sigurimit, kumtoi MPB.

Related posts

Propozimi i Mickoskit/ Taravari: Po fokusohemi për zgjedhjet në 8 maj

Xh M

Shala i PDK: Le të ndërtohet tuneli Prizren – Tetovë

Xh M

Nikolloski nga Strumica: Opozita shqiptare të bashkohet me ne dhe të formojmë qeveri

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky