Agjencia Zhurnal.mk.

PDK në Dragash kërkon të mos përfshihen në rezultatin përfundimtar votat e diasporës

Partia Demokratike e Kosovës në Dragash ka kontestuar rezultatin e votave të ardhura nga diaspora.

Me votat e diasporës në Dragash është përmbysur rezultati preliminar i shpallur nga KQZ, ku kandidati i PDK-së ishte në epërsi.

“Nga ajo që sot pamë në QNR nga vëzhguesit tanë, shumica e votave me postë që kanë ardhur për Komunën e Dragashit, janë vota të manipuluara, të mbushura nga një dorë e vetme. Po ashtu, shihet qartë që zarfet janë të shënuara nga e njëjta dorë”.

PDK në këtë komunë dyshojnë se votat nga diaspora i kanë plotësuar pronarët e një agjencie turistike.

“Nga ajo që u pa nga vëzhguesit por edhe nga mediat, u vërtetua informacioni që ka qarkulluar tash e disa ditë në Dragash, që pronarët e një agjencie turistike kanë mbushur zarfet dhe i kanë shpërndarë ato në 4 posta të ndryshme në Austri e Gjermani”.

“Ne i bëjmë thirrje Prokurorisë që të filloj hetimet sa më parë dhe ti jepet fund keqpërdorimeve me votat me postë”.

“Jemi të gatshëm ti ofrojmë Prokurorisë gjithë informatat që i posedojmë për këtë krim ndaj demokracisë”.

PDK thotë se askush nuk mund ta deformoj vullnetin e mijëra votuesve të Dragashit.

Kjo parti ka kërkuar nga KQZ dhe PZAP që rezultatet e diasporës mos të përfshihen në rezultatet zgjedhore.

“Kërkojmë nga KQZ dhe PZAP që të reagoj menjëherë për këtë krim dhe këto zarfe të mbushura nga një dorë e vetme, mos të përfshihen në rezultatet zgjedhore”.

“Në të kundërtën, ne jemi të detyruar t’i ndjekim të gjitha instancat ligjore për ta mbrojtur vullnetin e qytetarëve të Dragashit nga keqbërës që me metoda kriminale mundohen ta deformojnë rezultatin”, thuhet në njoftimin e PDK-së.

Të nderuar përfaqësues të mediave, Të dashur qytetarë të Dragashit. Nga ajo që sot pamë në QNR nga vëzhguesit tanë,…

Posted by PDK – Dega Dragash on Tuesday, November 16, 2021

Related posts

Zëvendëskryeministri Bislimi mori pjesë në takimin e radhës ministerial të vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE-në për Planin e Rritjes

D V

Ambasadori britanik në Beograd: Asociacioni të formohet sa më shpejt që të jetë e mundur

D V

​Osmani për fjalimin e Vuçiqit në KS të OKB-së: Ai ka bërë një sërë deklaratash pos traumatike

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky