Agjencia Zhurnal.mk.

Në një automjet në rrethinë të Shkupit, është gjetur një person i vrarë me armë zjarr

Një person pa shenja jete, me plagë nga armë zjarri, është gjetur në ora 1:40 pas mesnatës në automjetin “reno megan” me targa provuese në udhëkryqin mes fshatrave Radushë dhe Sfilarë, Shkup.

Siç kumtoi sot MPB-ja, personi është gjetur nga ana e nëpunësve policorë nga Sektori policor – Saraj.

“Pas masave të ndërmarra, u konfirmua se bëhet fjalë për personin A.A. (39) nga fshati Nikushtak, komuna e Likovës. Një mjek nga ndihma urgjente mjekësore e ka konstatuar vdekjen. Me urdhër të Prokurorit publik, trupi u dërgua për autopsi”, njofton MPB.

Po ndërmerren masat për ndriçimin e rastit.

Related posts

Shtetasi nga Maqedonia dyshohet se plagosi rëndë një 63-vjeçar në Gjermani

D V

“Flakë në det”, arrestohen dhe 3 persona të tjerë me urdhër të GJKKO

D V

Gjuajtën me armë nga vetura – arrestohen dy persona në Prishtinë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky