Agjencia Zhurnal.mk.

SHBA: Pushtimi rus i Ukrainës do të shkaktojë uri për 40 milionë njerëz

Ambasadorja e SHBA-së në Kombet  e Bashkuara, Linda Tomas-Grinfild, sot deklaroi se pushtimi rus në Ukrainë do të shkaktojë mungesë të ushqimit për 40 milionë njerëz dhe se më së shumti do të goditet Afrika subsahariane.

SHBA-ja ka siguruar 4,5 miliardë dollarë për sigurim të ushqimit në Samitin e G7.

“Po ashtu, ka plane që SHBA-ja të kontribuojë me 150 milionë dollarë në pako të re të ndihmës për zhvillim humanitar të Afrikës, por ende nevojitet miratimi nga Kongresi”, shtoi ajo.

Afrikanët “nuk duhet të detyrohen të zgjedhn anë” në përsëritjen e Luftës së Ftohtë, por ata duhet t’i dinë faktet, potencoi ajo.

Duke cekur se energjia, ndryshimet klimatike, pandemia dhe konflikti janë shkaqet kryesore për problemin global me furnizimin e ushqimit, Tomas-Grinfild tha se “shkaku më tinëzar për urinë” është “kur shfrytëzohet si armë gjatë luftës”.

“Nuk pamë indikacione se Rusia do të pranojë zgjidhje diiplomatike për luftën në Ukrainë”, tha ajo.

Related posts

Kirgistani bllokon TikTok prej shqetësimeve mbi ‘shëndetin mendor të fëmijëve’

Xh M

OBSH lëshon një paralajmërim urgjent për gripin e shpendëve

Xh M

SHBA vendos veto ndaj anëtarësimit të plotë të Palestinës në OKB

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy