Agjencia Zhurnal.mk.

Në moshën 72 vjeçare ndërron jetë, Ilinka Mitreva

Shkup, 1 Gusht – Në moshën 72 vjeçare ka ndërruar jetës Ilinka Mitreva. Kështu bëjnë të ditur familjarët e saj derisa LSDM pjesë e të cilës ishte dhe ajo, ka lëshuar telegram ngushëllimi.

Ngushëllime të sinqerta familjes së të ndjerës së parakohshme Ilinka Mitreva, ish-deputete nga radhët e LSDM-së dhe ministre e Punëve të Jashtme.

Si një nga themeluesit e partisë, Mitreva i hapi rrugën asaj që është LSDM sot, një parti e përgjegjshme, shtetformuese.

Kontributi i profesor Mitrevës në ndërtimin dhe afirmimin e shtetësisë maqedonase në kohët e mbushura me sfida serioze është i madh.

Vepra e Mitrevës mbetet një thesar i përhershëm për diplomacinë maqedonase dhe shembull i një qëndrimi të përgjegjshëm, shtetaror ndaj detyrës, ndaj shtetit dhe të ardhmes së qytetarëve, thuhet në telegram ngushëllimin e LSDM.

Ilinka Mitreva ka lindur më 11 shkurt 1950 në Shkup. Pas diplomimit në Fakultetin Filologjik në Shkup – grupi i filologjisë rumune në vitin 1973, ajo magjistroi në Fakultetin Filologjik në Beograd dhe më pas doktoroi në Fakultetin Filologjik në Shkup.

Nga viti 1974 deri në vitin 2001 ka punuar si asistent i ri, asistent profesor dhe shef i katedrës së gjuhëve dhe letërsisë rumune në Fakultetin Filologjik në Shkup. Ka qenë profesor i letërsisë franceze në Departamentin e Gjuhëve dhe Letërsisë Rumune nga 23 nëntor 2001 deri më 31 tetor 2002. Mitreva është autore e disa punimeve profesionale dhe shkencore.

Funksionin e deputetit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë e ka kryer nga viti 1994 deri në vitin 2001. Mitreva ishte kryetare e Komisionit për Politikë të Jashtme dhe kryetare e Delegacionit të Maqedonisë në Dimensionin Parlamentar të Iniciativës së Evropës Qendrore, kryetare e Grupit Parlamentar për bashkëpunim me Parlamentin Evropian dhe anëtare e Bordit iniciativ për krijimin e klubeve të NATO-s.

Nga 13 maji deri më 23 nëntor 2001 ishte Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë. Pas fitores së LSDM-së në zgjedhjet parlamentare të vitit 2002, ajo u emërua sërish në këtë pozitë më 1 nëntor 2002.

Related posts

Izet Mexhiti me prurje të reja: Këshilltari i PDSH në komunën e Studeniçanit, Nefail Bilalli kalon në VLEN

Redaksia

Escobar nga mesi i majit nuk do të jetë i dërguar amerikan për Ballkanin Perendimor?

Xh M

Ali Ahmetin viziton banorët e Hasanbegut dhe Haraçinës!

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky