Agjencia Zhurnal.mk.

MSH: 78 për qind e rasteve të reja dhe 80 për qind e të hospitalizuarve me Kovid-19 ja në të pavaksinuar

Shkup, 24 shtator – Ministria e Shëndetësisë kumtoi se e publikon analizën e të vaksinuarve, nga rastet e reja pozitive me Kovid-19, në periudhë prej 6 gushtit përfundimisht me 23 shtatorin. Të vaksinuar, siç ceket, konsiderohen personat të cilët janë vaksinuar me dy doza dhe kanë kaluar së paku 14 ditë nga marrja e dozës së dytë të vaksinës.

“Në periudhë prej 6 gushtit deri më 23 shtator në territorin ne shtetit 32.818 qytetarë janë pozitivë nga të testuarit për Kovid-19, prej të cilëve 22 për qind ishin plotësisht të vaksinuar, përkatësisht 7248 persona. I madh është numri I qytetarëve të pavaksinuar të cilët u infektuan me Kovid-19. Sipas statistikës për dy javët e kaluara, 25.570, 78 për qind e qytetarëve, nga pozitivët me Kovid-19 nuk ishin të vaksinuar. Përqindja e personave të hospitalizuar të cilët janë të pavaksinuar është 80 për qind, përderisa vetëm 20 për qind nga të gjithë të hospitalizuarit për momentin janë tërësish të vaksinuar. Vdekshmëria tek të pavaksinuarit është në mënyrë drastike më e madhe”, tregon analiza.

Në periudhën prej 6 gushtit deri më 23 shtator, siç ceket në analizë, vdiqën 1033 persona me Kovid-19, 888 pacientë nga të vdekurit nuk kanë qenë të vaksinuar, ndërsa vetëm 14 për qind kishin marrë vaksinë.

“Sipas analizave, të vdekurit kishin pasur disa sëmundje kronike të kombinuara. Pacientët ishin vaksinuar me të gjitha llojet e vaksinave që janë në dispozicion tek ne, si dhe pacientët të cilët janë vaksinuar jashtë vendit me vaksinat “Moderna” dhe “Xhonson”. Secila vaksinë që e kemi në dispozicion është e sigurt”, theksojnë nga Ministria dhe u bëjnë thirrje qytetarëve të vaksinohen, sepse vetëm ashtu do ta arrijmë imunitetin kolektiv dhe do të parandalojmë përhapje të mutacioneve të SarsKov2. 

Related posts

Ibrahimi: Liderët e VLEN-it kanë nisur negociatat me VMRO-në për ndarjen e “kulaçit”! Reagon Lloga dhe Dauti: Në emër të kujt?

Redaksia

Lloga: Së pari ndryshimet kushtetuese, më pas Qeveria

Redaksia

Ibrahimi: Pse nuk e përmendët UÇK-në gjatë qeverisjes me Gruevskin kur u vra Harun Aliu?

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky