Agjencia Zhurnal.mk.

Mjekët specialistë vazhdojnë me grevë, thonë se nuk kanë prapavijë politike

Shkup, 16 prill – Specializantët privatë edhe sot e vazhduan grevën gjenerale dhe nuk u paraqitën në vendet e punës.

Thonë se greva do të vazhdojë deri në përmbushje të kërkesave të tyre nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë. Mes tjerash ata demantuan ministrin Ilir Demiri i cili dje tha se greva ka prapavijë politike.

“Motivet e kësaj greve janë të gjithë këta kolegë pas meje që kërkojnë kushte elementare të jetesës. Është turp që një mjek nuk ka sigurim shëndetësor. Nuk mendoj se ka ndonjë parti politike që duhet të na motivojë që të kërkojmë të drejtat elementare të njeriut që na garantohen me kushtetutë”.

“Unë personalisht nuk kam asnjë kartë nga asnjë parti. Libri i vetëm që kam në shtëpi është libri i dhurimit të gjakut”, tha Hristina Ceslaroska, specializante private.

Ndryshe, dje ministri i Shëndetësisë Ilir Demiri tha se i ka pranuar në takim specialistët, ndërsa theksoi se greva e tyre në këtë periudhë ka prapavijë politike.

Related posts

Fetai i drejtohet Ademit: Se ke çel gojë në kurrë për Rexhailin e vrarë në burg, kojshiun tënd

Redaksia

Buzhala: Shtetet aleate, po e mbeshtesin koalicionin VMRO – Vlen!

Redaksia

Mickoski nga Bërvenica: BDI do të shkojë në opozitë

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky