Agjencia Zhurnal.mk.

Mbushje të kutive në Komunën e Likovës

Likovë, 24 prill – Ndodhemi këtu për të denoncuar mbushje të kutive në Komunën e Likovës. Më saktësisht në vendvotimin 1112/1 në Likovë personi Alisan Ramani, shofer dhe krah i djathtë i Sadulla Durakut, është kapur duke mbushur kuti. Kjo është dëshmi e tentativës së Frontit Evropian për vjedhje votash.

Apelojmë deri tek MPB që të ndërmerren të gjitha hapat që kjo shkelje të merr dënimi e merituar.

Pjesmarrja në këto zgjedhje është shumë e lartë, kjo përpjekje e BDI-së është tentativë për ta deformuar vullnetin e qartë të popullit që masovikisht po merr pjesë në votim.

Të gjitha rastet e tilla ju garantojmë që do të përfundojnë në burg. Nuk do të lejojmë vjedhje të votës. Komisionerët dhe vëthguesit tanë janë në krye të detyrës.

Kjo do të jetë motiv shtesë për qytetarët që edhe më masovikisht të dalin në zgjedhje për ta hequr qafe këtë pushtet të kriminalizuar.

Related posts

Vazhdon beteja për media të lira!

I.A

Alarmante numri i lindjeve në moshë të mitur dhe jashtë martese, institucionet nuk ndërmarin asnjë hap!?

Xh M

Tërmet i regjistruar në Shkup

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky